COVID-19/ Manastirliu: 3 mijë mjekë e infermierë i bashkohen thirrjes për të ndihmuar

Bleona Hoxha
Read Time57Seconds

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me popullin lajmin e mirë se 3000 mijë infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë, i janë bashkuar thirrjes për të shërbyer në sistemin e shëndetësisë në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Manastirliu thekson se ky është padiskutim një shembull solidariteti dhe sakrifice, ku secili jep ndihmën e tij për ta përballuar edhe këtë situatë. 

Mesazhi i plotë i ministres:

🔴#COVID-19

Edhe një tjetër shembull solidariteti dhe sakrifice nga profesionistët e shëndetit🙌🏼

3️⃣0️⃣0️⃣0️⃣ mjekë, infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentëtë #mjekësisë i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të shërbyer në rast nevoje për përballimin e kësaj situate❗️

Me një organizim shembullor të strukturave të shëndetësisë dhe universitetit të Mjekësisë, në bashkëpunim me universitetet rajonale, ka nisur #trajnimi i profesionistëve të shëndetit në #Vlorë dhe #Elbasan

#BashkëJaDalim

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Covid-19 në Shqipëri/ Rama: Pacienti i shëruar lë Infektivin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë me popullin lajmin e mirë se 3000 mijë infermierë, farmacistë, stomatologë, profesionistë të shëndetit publik dhe studentë të mjekësisë, i janë bashkuar thirrjes për të shërbyer në sistemin e shëndetësisë në këtë periudhë të vështirë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri. Manastirliu thekson […]