Bushati:’Familja e Zemrës’, pranë njerëzve në nevojë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 8 Seconds

Përhapja e Covid-19 në vendin tonë ka lënë të bllokuara brenda shtëpive të tyre mijëra familje, duke i detyruar kështu të heqin dorë nga përditshmëria e tyre. Këto familje tashmë po përpiqen t’i përshtaten një tjetër mënyre jetese, të paktën deri në normalizimin e situatës.

Për t’u ardhur në ndihmë kategorive në nevojë, në këtë periudhë të vështirë që po kalojmë, njësia administrative nr.8, e iniciuar nga deputeti i zonës, Ervin Bushati, ka ndërmarrë nismën e quajtur ‘Familja e Zemrës’ .

 

Nëpërmjet kësaj nisme, janë ndihmuar me pako ushqimore dhjetëra pensionistë dhe familje në nevojë, të cilët shprehin se janë mirënjohës për këtë akt humanitar të ndërmarrë.

I tillë është edhe rasti i zonjës Sahare, një grua 70 vjeçare, të cilën Bashkia dhe njësia nr.8 i janë gjendur më pranë se kurrë. Si rasti i saj, ka edhe mijëra pensionistë të tjerë, ndihma ndaj të cilëve nuk do të kursehet.

Lidhur me këtë iniciativë deputeti Bushati ka theksuar se  njësia 8 do të vijojë  të trokasë në dyert e familjeve në nevojë, për të qënë pranë tyre në këto ditë të vështira.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sfidat e Shqipërisë/Bushati: Po ia dalim me kokën lart

Përhapja e Covid-19 në vendin tonë ka lënë të bllokuara brenda shtëpive të tyre mijëra familje, duke i detyruar kështu të heqin dorë nga përditshmëria e tyre. Këto familje tashmë po përpiqen t’i përshtaten një tjetër mënyre jetese, të paktën deri në normalizimin e situatës. Për t’u ardhur në ndihmë […]