Çmimet BAFTA, “La La Land” rrëmben 5 çmime

administrator
Read Time54Seconds

Industria kinematografike amerikane ndau ne Los Anxhelos çmimet BAFTA. Muzikali “La La Land” ka dominuar ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe duke fituar në total 5 çmime.

“La La Land” u vlerësua si filmi më i mirë ndërsa Ema Ston dhe Damien Shazel rrëmbyen trofeun si aktorja dhe regjizori më  i mirë. Gjithashtu filmi u vlerësua me çmimin e kinematografisë dhe muzikës më të mirë origjinale.

“Manchesteri pranë detit” ishte fitues i dyfishtë, për aktorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal. Dy çmime i fitoi edhe filmi “Luani”, per skenarin më të mirë të përshtatur dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Në listën e triumfuesve u përfshi edhe filmi `Home` – Shtëpia, një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, i cili rrëmbeu çmimin për filmin më të mirë të shkurtër. Filmi bën fjalë për një familje që gjendet në rrethana te njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dhuroji një lule sot njeriut të zemrës dhe dhuroji dashuri gjatë gjithë jetës

Industria kinematografike amerikane ndau ne Los Anxhelos çmimet BAFTA. Muzikali “La La Land” ka dominuar ceremoninë më të rëndësishme të çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe duke fituar në total 5 çmime. “La La Land” u vlerësua si filmi më i mirë ndërsa Ema Ston dhe Damien Shazel rrëmbyen trofeun […]