Cilat janë ligjet më të çuditshme në botë

administrator
Read Time1 Minute, 30 Seconds

Vende të ndryshme kanë vlera, kultura dhe ligje të ndryshme. Kjo pasi çdo vend ka karakeristikat e veta dhe normat e veta. Këtë e dimë të gjithë, pra si thonë një dorë nuk ngjan me dorën tjetër. Por që të tilla ligje, si këto që ne do t`ju njohim më poshtë askujt nuk i kish vajtur mendja se mund të egzistonin.

Ja cilat janë disa nga ligjet më të çuditshme në botë:

1-Në Greqi, policia mund të arrestojë një person nëse dyshon se ai ka virusin HIV. Për t’u siguruar, ka të drejtën ta dërgojë të dyshuarin të bëjë analizat.

2-Në Minesota, SHBA, është shkelje ligji nëse të brendshmet e femrave dhe meshkujve vendosen të thahen në të njëjtin tel.

3-Në Victoria, Australi, quhet shkelje ligji nëse ndërron një llambë pa qenë elektriçist i liçensuar.

4-Në Finlandë, gjobat e makinës llogariten në përpjestim me të ardhurat mujore të shkelësit.

5-Në Kanada nuk mund të blesh një produkt duke paguar me monedha, sidomos nëse vlera e mallit është mbi 10 dollarë.

6-Në Japoni quhet shkelje e ligjit nëse je mbi peshë.

7-Në Samoa quhet shkelje e ligjit nëse harron ditëlindjen e gruas.

8-Në Bangladesh, nxënësit mbi 15 vjeç burgosen nëse kapen duke kopjuar në provim.

9-Në Singapor, çamçakëzi është tërësisht i paligjshëm. Ky rregull është në fuqi që nga viti 1992.

10-Në Filipine dhe Vatikan, divorci është i paligjshëm. Këto janë dy vendet e vetme në botë që nuk e njohin ndarjen e dy bashkëshortëve.

Hë pra a kishim të drejtë kur ju tha që këto ligje janë kaq të çuditshme, saqë vështirë t`i besosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

SHBA, temperaturat arrijnë kulmin, shkojnë në 47 gradë

Vende të ndryshme kanë vlera, kultura dhe ligje të ndryshme. Kjo pasi çdo vend ka karakeristikat e veta dhe normat e veta. Këtë e dimë të gjithë, pra si thonë një dorë nuk ngjan me dorën tjetër. Por që të tilla ligje, si këto që ne do t`ju njohim më […]