Chiara Ferragni: “Krizë”? Asnjëherë nuk ka patur më shumë mundësi se ditët e sotme. Të rinjve u them: Nëse doni, atëherë mundeni. Provoni.

administrator
Read Time1 Minute, 55 Seconds

Ngjan me një sukses aspak të zakonshëm, ajo që Chiera Ferragni, fashion blogger me famë ndërkombëtare ka arritur deri më sot. Ajo ka influencuar sot mbi 8 milionë ndjekës. `Theblondsalad`, brandi me të cilën ajo prezantohet është tashmë një histori talenti, suksesi dhe një risi në kohën që jetojmë. Chiara një bionde, sy bojëqielli dhe me një fytyrë ëngjëllore në një intervistë në Rai 3HD në emisionin italian “Che tempo che fa”  ka shpjeguar për publikun e gjërë në çfarë konsiston realisht puna e saj dhe si ia ka dalë në kaq pak kohë të ngrejë një perandori thjesht duke publikuar foto në Instagram.

“7 vite më parë kam filluar të postoja foto në mediat sociale më të ndjekura asokohe, si Flickr dhe LookBook. Gjithçka nisi si një lojë, sepse më pëlqente të merrja vlerësime nga personat që ndiqnin këto media. Më vonë fillova ta mendoj këtë punë si profesion: fillova duke studiuar bloggerët më të ndjekur dhe më të mirë amerikanë dhe kështu hapa bloggun tim personal “The Blond Salad”.

Ferragni e quan këtë një sukses ndërkombëtar. Një ndërmarrje e cila sot ka të punësuar mbi 25 punonjës, të gjithë nën moshën 30 vjeç.

“Ndihem krenare. Gjithashtu tashmë kam edhe një linjë timen prodhimi këpucësh të cilat prodhohen në një laborator në Barletta. Sekreti im? Entuziasmi. Asnjëherë nuk rresht së bëri gjëra të bukura dhe argëtuese. Në mëngjes zgjohem duke qeshur dhe nuk arrij të besoj se kjo është vërtetë jeta ime”.

Për këtë arsye Chiara nuk e ndjen krizën sot. Sipas saj sot nuk  mungojnë mundësitë për të rinjtë, mjafton të kesh një ide suksesi dhe të punohet fort për ta realizuar.

Sot ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme për të komunikuar. Në veçanti mediat sociale të cilat janë një mjet demokratik që i lejon çdokujt të shprehet lirisht në çdo ambient. Kjo e bën kohën në të cilën jetojmë një vend plot me mundësi të pashterueshme: Nëse kërkoni të bëni diçka mund ta bëni, ajo që duhet është që të provoni veten.

 

Burimi: L`HUFFINGTON POST

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

OBSH klasifikon 12 lloje bakteresh, rrezik për njeriun

Ngjan me një sukses aspak të zakonshëm, ajo që Chiera Ferragni, fashion blogger me famë ndërkombëtare ka arritur deri më sot. Ajo ka influencuar sot mbi 8 milionë ndjekës. `Theblondsalad`, brandi me të cilën ajo prezantohet është tashmë një histori talenti, suksesi dhe një risi në kohën që jetojmë. Chiara […]