Çfarë tregon numri i preferuar për ju?

administrator
Read Time1 Minute, 42 Seconds

Arti i numerologjisë pretendon se gjithçka ndahet në numra me një shifër dhe se çdo numër është prezent në natyrë dhe histori. Por shpesh ne i shohim numrat si diçka me kuptim, dhe shpesh herë i atribuojmë vetes karakteristika që i lidhim me veçoritë e numrave. Ja cilat janë disa nga kuptimet që në u japim numvrave dhe ja me çfarë i lidhim.

Numri 1: Lidhet me diellin dhe shihet si një numër “i fuqishëm dhe individualist”. Njerëzit që e preferojnë atë janë liderë të mirë me kurajë dhe ambicie. Po ashtu, ata mund të jenë kërkues dhe egoistë.

Numri 2: Njerëzit që e preferojnë atë priren të jenë emocionalë dhe intuitivë, por shpesh janë të mbyllur dhe preken nga emocionet negative.

Numri 3: Njerëzit moskokëçarës dhe të zgjuar priren ta zgjedhin këtë numër. Ata janë shprehës dhe artistikë, por edhe agresivë dhe egoistë.

Numri 4: Ata që e preferojnë janë të qëndrueshëm dhe të besueshëm. Por ata mund të jenë kokëfortë dhe ankohen shumë.

Numri 5: Ky numër lidhet me udhëtimin. Ata që e preferojnë atë urrejnë të qëndrojnë në një vend për shumë kohë dhe mërziten lehtësisht. Kanë tendencën t’i dramatizojnë gjërat.

Numri 6: Nëse dikush e preferon këtë numër, ai është i qetë dhe përkujdesës, por priret të jetë tip i ngjitur dhe i mendjelehtë.

Numri 7: Numri triumfues në studim ishte numri 7. Sipas numerologjisë, shumica e njerëzve që e zgjedhin atë janë inteligjentë dhe të mprehtë, por edhe kritikë dhe të paduruar.

Numri 8: Njerëzit e fuqishëm dhe të suksesshëm preferojnë numrin 8. Ajo lidhet me Uranin, i cili i bën njerëzit më materialistë dhe të dhënë pas punës.

Numri 9: Ky numër kombinohet me numrat e tjerë dhe tiparet e tyre. Ata që e preferojnë këtë numër janë të prirur ndaj luhatjeve të humorit dhe kanë keqardhje për veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 6 maj?

Arti i numerologjisë pretendon se gjithçka ndahet në numra me një shifër dhe se çdo numër është prezent në natyrë dhe histori. Por shpesh ne i shohim numrat si diçka me kuptim, dhe shpesh herë i atribuojmë vetes karakteristika që i lidhim me veçoritë e numrave. Ja cilat janë disa […]