Çfarë po ndodh në Francë? Panik tek qytetarët

administrator
Read Time47Seconds

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Francë, ku në zemrën e Parisit në Champs-Elysees, një makinë ka ecur me shpejtësi drejt një furgoni të policisë, një veprim që sipas autoriteteve franceze, cilësohet si akt terrorist. Automjeti ka shpërthyer menjëherë pas përplasjes dhe drejtuesi i tij është nxjerrë jashtë i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë më vonë në spital.

Brenda makinës së agresorit janë gjetur bombola gazi, që kanë shkaktuar shpërthimin si dhe armë të ndryshme e municione. Lajmin për vdekjen e agresorit e ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme franceze. Shërbimi i xhandarmërisë kombëtare franceze tha se situata është nën kontroll dhe se askush nuk eshte plagosur ne incident.

Sulmi në Paris vjen disa orë pas atij në Londër, ku një furgon përplasi një grup besimtarësh myslimanë të cilët sapo kishin dalë nga xhamia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dita Ndërkombëtare "Pedalo për në punë"

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Francë, ku në zemrën e Parisit në Champs-Elysees, një makinë ka ecur me shpejtësi drejt një furgoni të policisë, një veprim që sipas autoriteteve franceze, cilësohet si akt terrorist. Automjeti ka shpërthyer menjëherë pas përplasjes dhe drejtuesi i tij është nxjerrë jashtë i plagosur […]