Çfarë ka ndodhur më 9 qershor?

Editor
Read Time1 Minute, 21 Seconds

68 – Perandori romak Neroni vret veten, duke i dhënë fund dinastisë Julio-Klaudian. Ngjarja shënon fillimin e vitit të luftës civile, ose Vitin e 4 Perandorëve. Neroni është i njohur si perandori që i ‘binte violinës ndërsa Roma digjej’.

1311 – Maesta e Duccios, vepër arti e rilindjes së hershme italiane, përurohet në Katedralen e Sienas, Itali. The Maesta është kolazh pikturash individuale që qyteti i Sienës i pororsiti nga artistit Duccio di Buoninsegna në vitin 1308 për ta vendosur pranë altarit të Katedrales. Ajo paraqet Madonën me djalin e saj Jezus, rrethuar nga engjëj dhe shenjtorë të ndryshëm, si dhe aspekte të tjera ngjarjesh biblike. Pas një restaurimi vite më vonë, shumë copëza të Maestas ‘humbën’ dhe sot gjenden të shpërndara në muze të ndryshe të botës.

1650 – Themelohet Korporata Harvard, e para firmë ligjore në Amerikë.

1870 – Vdiq Charles Dickens, 58 vjeç – një nga gjigandët e letërsisë angleze. Biri i një nëpunësi, Dickens kaloi fëmijërinë e tij të hershme në Londër dhe në Chatham.

1999 – Lufta e Kosovës – Republika Federative e Jugosllavisë dhe NATO nënshkruajnë një traktat paqeje (Traktati i Kumanovës), sipas të cilit, forcat jugosllave pranojnë të tërhiqen nga Kosova për t’i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare. Lufta e Kosovës zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999 – ishte luftë e një grupi të armatosur shqiptarësh të Kosovës i njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), me mbështetje ajrore nga Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), kundër forcave jugosllave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

"Balena Blu" rezikon edhe Shqipërinë

68 – Perandori romak Neroni vret veten, duke i dhënë fund dinastisë Julio-Klaudian. Ngjarja shënon fillimin e vitit të luftës civile, ose Vitin e 4 Perandorëve. Neroni është i njohur si perandori që i ‘binte violinës ndërsa Roma digjej’. 1311 – Maesta e Duccios, vepër arti e rilindjes së hershme italiane, […]