Çfarë ka ndodhur më 6 maj?

Editor
Read Time1 Minute, 19 Seconds

1536 – Mbreti Henry VIII urdhëron të botohet një Bibël e përkthyer në anglisht për t’u shpërndarë në të gjitha kishat e mbretërisë.

1886 – Naim Frashëri, botoi poemën-himn për natyrën shqiptare Bagëti e Bujqësi.

1889 – Kulla Eiffel hapet zyrtarisht për publikun gjatë Ekspozitës Universale të Parisit.

1405 – Lind Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, hero kombëtar shqiptar.

Gjergj Kastriot lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë. Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.

1856 – Lind Sigmund Freud, babai i Psikanalizës. Idetë e Frojdit ndikuan jashtëzakonisht në shkollën e mendimit në këtë fushë. Megjithëse u zëvendësua përfundimisht nga metoda të tjera më të avancuara, psikoanaliza e Frojdit la gjurmë të përhershme, si në psikologjinë edhe psikoterapinë e sotme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Skënderbeu, Heroi ynë Kombëtar

1536 – Mbreti Henry VIII urdhëron të botohet një Bibël e përkthyer në anglisht për t’u shpërndarë në të gjitha kishat e mbretërisë. 1886 – Naim Frashëri, botoi poemën-himn për natyrën shqiptare Bagëti e Bujqësi. 1889 – Kulla Eiffel hapet zyrtarisht për publikun gjatë Ekspozitës Universale të Parisit. 1405 – […]