Çfarë ka ndodhur më 4 qershor?

Editor
Read Time2 Minutes, 33 Seconds

1783 – Anonai, Ardeche, Francë; vëllezërit Zhosef e Zhak Montgolfier demonstrojnë Balonin (globe aerostatique) mbushur me ajër të nxehtë. Ishte hera e parë që njeriu ngrihej në atmosferë. Demonstrimi u krye para një grupi personalitetesh të qytetit – udhëtimi 2 km, zgjati 10 minuta; baloni me dy vëllezërit Mongfolier u ngrit 2-mijë metra mbi tokë. Kur lajmi arriti Parisin, mbreti Louis XVI e ngriti familjen Montgolfier në një shkallë më të lartë fisnikërie nga Montgolfier në ‘de Montgolfier’. Disa thonë se baloni me ajër të nxehtë ishte shpikur 74 vjet para vëllezërve Montgolfier, nga prifti brazilian portugez Bartolemeu de Gusmao. Një përshkrim i shpikjes së tij ishte botuar më 1709 në Vjenë, dhe një tjetër u gjet në arkivat e Vatikanit në vitin 1917. Megjithatë, ky pretendim nuk njihet nga historianët e aviacionit.

1789 – Kushtetuta e SHBA hyn në fuqi.

1798 – Vdes Giacomo Casanova, aventurier fisnik dhe shkrimtar italian

1802 – Hidhëruar për vdekjen e gruas së tij, mbreti Charles Emmanuel IV i Sardenjës heq dorë nga froni duke ia dorëzuar mbretërinë vëllait të tij, Viktor Emmanuel.

1878 – Nënshkruhet Konventa e Qipros: Perandoria Osmane ia dorëzon Qipron Britanisë, por ruan titullin e zotërimit të ishullit.

1912 – Masaçusets bëhet shteti i parë i Shteteve të Bashkuara me një ligj për pagën minimale të punëtorëve.

1917 – Shpallen për here të parë Çmimet Pulitzer për letërsi, histori e gazetari. Pulitzer është çmim vjetor, thmeluar nga hungarezo amerikani Joseph Pulitzer nën kujdesin e universitetit Kolumbia, Nju Jork.

1920 – Tragjedi hungareze; Hungaria humb 71 % të territorit dhe 63 % të popullsisë së saj, kur Traktati i Trianon nënshkruhet në Paris.

1939 – Holokausti: Anija St Louis me 963 refugjatë hebrenj nuk lejohet të ankorohet në Florida, pasi i ishte mohuar hyrja në Kubë. Anija u detyrua të kthehej në Evropë, ku më shumë se 200 prej pasagjerëve të saj më vonë vdesin në kampet naziste të përqendrimit.

1961 – Në takimin e Vjenës, kryeministri sovjetik Nikita Hrushovi shkakton krizën e Berlinit duke kërcënuar për të nënshkruar një Traktat të veçantë të paqes me Gjermaninë Lindore që do t’i jepte fund qasjes amerikane, britanike dhe franceze në Berlinin Lindor.

1965 – Grupi anglez rok Rolling Stones lëshon ‘Satisfaction’, një nga këngët e tyre më të mira.

1989 –Demokracia goditet rëndë; në Pekin, Ushtria Popullore hap zjarr mbi protestuesit në sheshin Tienanmen ku demonstrata e një grupi studentësh në emër të demokracisë, filluar një muaj e gjysmë më parë, ishte shndërruar në demonstrim të qindra mijëra njerëzve nga të gjitha sferat e jetës. Tanke të ‘Ushtrisë Popullore’ shtypën demonstruesit, ndërsa bota e pa këtë tragjedi shpalosur në TV. Disa thonë se qindra u vranë – qeveria kineze thotë jo – por nuk ka kundërthënie se mijëra demonstrues u burgosën.

1989 – Fitorja e lëvizjes Solidarnost në zgjedhjet e para të lira parlamentare në Poloni ndez shkëndijën për një sërë revolucionesh paqësore anti-komuniste në Evropën Lindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Të zgjedhim parfumin e përshtatshëm për lëkurën tonë

1783 – Anonai, Ardeche, Francë; vëllezërit Zhosef e Zhak Montgolfier demonstrojnë Balonin (globe aerostatique) mbushur me ajër të nxehtë. Ishte hera e parë që njeriu ngrihej në atmosferë. Demonstrimi u krye para një grupi personalitetesh të qytetit – udhëtimi 2 km, zgjati 10 minuta; baloni me dy vëllezërit Mongfolier u […]