Çfarë ka ndodhur më 4 maj?

Editor
Read Time1 Minute, 43 Seconds

1776 – Ishulli i Rodit bëhet e para koloni amerikane që refuzoi aleancën me mbretin George III

1814 – Perandori Napoleon I i Francës arrin në Portoferrario në ishullin e Elbas.

1904 – SHBA-ja fillon punimet për hapjen e Kanalit të Panamasë

1912 – Italia pushton ishullin e Rodit

1932 – Në Atlanta (Georgia) SHBA, gangsteri Al Capone fillon të vuajë dënimin 15 vjet burg për evazion fiskal. Lindur në Brooklyn, New York nga prindër emigrantë italianë nga rrethinat e Napolit, Al Capone u përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. Ai u përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç; në të njëzetat, shkon në Çikago për të përfituar nga kontrabanda e pijeve alkoolike. Kjo rrugë e shtyu më thellë në krime.

1949 – E tërë skuadra e futbollit të Torinos (përveç dy lojtarëve që munguan për arsye shëndetësore) u vra në një përplasje avioni në kodrën Superga në Turin, Itali

1953 – Ernest Heminguej fiton Çmimin Pulitzer për “Plaku dhe Deti”. Shkrimtari amerikan Ernest Hemingway përfundon librin Plaku dhe Deti dhe e cilëson atë si romanin më të mirë që ka shkruar ndonjëherë.

1959 – Mbahen të parat çmime Grammy

 1980– Vdiq në Beograd në moshën 88 vjeçar Josip Broz Tito, lideri komunist i Jugosllavisë që nga 1945. Josip, lindur më 1892, ishte fëmija i shtatë nga prindër, i ati kroat, e ëma sllovene. Gjatë luftës së Parë Botërore (1914 – 1918), Tito shërbeu në ushtrinë austro-hungareze, edhe u gradua. Ai u plagos rëndë në këtë luftë dhe u kap rob nga trupat cariste ruse; u dërgua në një kamp pune në malet Urale, ku ra në kontakt me komunistët rusë; mori pjesë në Revolucionin e Tetorit; u bë anëtar i Gardës së Kuqe. Pas kthimit në Kroaci, ai e gjeti veten në Mbretërinë e re të Jugosllavisë, ku u bashkua me Partinë Komuniste.

1990 – Letonia fiton pavarësinë.

2010 – SHBA: Arrestohet një njeri për ndërlidhje me sulmin e pretenduar me automjet bombë në sheshin Time Square në New York..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ndiheni të lodhur gjithmon?

1776 – Ishulli i Rodit bëhet e para koloni amerikane që refuzoi aleancën me mbretin George III 1814 – Perandori Napoleon I i Francës arrin në Portoferrario në ishullin e Elbas. 1904 – SHBA-ja fillon punimet për hapjen e Kanalit të Panamasë 1912 – Italia pushton ishullin e Rodit 1932 […]