Çfarë ka ndodhur më 3 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 0 Seconds

1469 – Në Firence, Itali, lindi Niccolo Machiavelli – politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës së një udhëheqësi është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç Princit, Machiavelli shkroi traktatin për Artin e Luftës, si dhe poezi e drama. Vitet e fundit të jetës, Machiavelli i kaloi i vetmuar në një fshat të vogël larg qytetit; vdiq më 1527, u varros në kishën Santa Croce, Firence, ku ironikisht i ishte ndaluar hyrja sa ishte gjallë.

1494 – Xhamajka zbulohet nga Kristofor Kolombi, i cili e quan ishullin, “Shën Jago”.

1621 – Francis Bacon akuzohet për mitmarrje. Lindur më 22 janar 1561 në Londër, Angli, Bacon kishte shërbyer në poste të larta si këshilltar ligjor e jurist në oborrin mbretëror dhe anëtar parlamenti. Disa burime thonë se akuzat ndaj tij ishin të rreme, ose ai nuk i kundërshtoi për të mbrojtur Dukën e Bukinghamit nga sulmet publike. Kështu, Bakon u dënua me gjobë të lartë, dhe burg. Shpejt, dënimi iu ul, qëndroi në burg vetëm 4 ditë, aq sa u deshën për të lënduar shpirtin e tij dhe rrënuar shëndetin 60 vjeçar nga ky skandal. Bacon (1561 – 1626) ishte filozof; ai mori idetë Aristoteliane, duke argumentuar një qasje empirike njohëse si metodë shkencore, e njohur sot si metoda bekoniane. Bakon shkroi libra dhe ese, shumë prej tyre mbi fenë, moralin dhe sjelljet shoqërore. “Lexo jo për të kundërshtuar, jo për të hedhur poshtë; as për të pranuar, as për të besuar, as për t’u informuar mbi një bisedë a diskutim, por për të peshuar dhe shqyrtuar ato që lexon. Disa libra janë për t’u shijuar, disa për t’u gëlltitur, por vetëm pak janë për t’u përtypur dhe tretur, dmth., disa libra janë për t’u lexuar vetëm pjesërisht, disa thjesht për t’u lexuar, dhe vetëm pak vlejnë të lexohen tërësisht, me kujdes dhe vëmendje.”

1938 – Vatikani njeh qeverinë spanjolle të Francisko Frankos.

1979 – Margaret Thatcher zgjidhet kryeministre i Anglisë – e para grua në këtë pozitë që nga viti 1721 kur posti i kryeministrit u krijua në Britani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pak histori për Margaret Thatcher

1469 – Në Firence, Itali, lindi Niccolo Machiavelli – politikan, diplomat, shkrimtar, i njohur për Princin, libër xhepi për politikanë të paskrupullt, dinakë e të pabesë. “Metoda bazë për vlerësimin e inteligjencës së një udhëheqësi është duke parë se çfarë njerëzish mban rreth vetes”. Përveç Princit, Machiavelli shkroi traktatin për […]