Çfarë ka ndodhur më 28 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 24 Seconds

1830 -Presidenti amerikan Andrew Jackson nënshkruan Aktin indian të zhvendosjes nga vendbanimet dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan në këtë periudhë kur mbi 70.000 indianë të Oklahomas u dërguan në troje të largëta.

1871 – Bie Komuna e Parisit – qeveri revolucionare socialiste nga 18 mars deri më 28 maj 1871. Vrasja e dy gjeneralëve të ushtrisë nga ushtarët e Gardës së Komunës dhe refuzimi i njohjes së autoritetit të qeverisë – çoi në ndërhyrjen e ushtrisë dhe në Javën e Përgjakshme. Debatet mbi politikat dhe fundin e Komunës patën ndikim të madh në idetë e Karl Marksit.

1892 – Në San Francisko, Kaliforni, avokati John Muir krijon Sierra Club. Ky grup i lidhur tradicionalisht me lëvizjen progresive, u bë organizatat e parë në botë për mbrojtjen e mjedisit, dhe aktualisht angazhohet në lobimin e politikanëve për promovimin e politikave të gjelbra.

1937 – Themelohet Volkswagen (VW), prodhuesi gjerman i automobilave.

Volkswagen do të thotë “makinë e popullit”. Aktualisht, motoja e kompanisë është “Das Auto” (Automobili). Më 1937, vetëm 1 në 50 gjermanë kishin makinë. Kjo gjendje u shfrytëzua nga Unioni i punëtorëve gjermanë për nxitjen e industrialistëve që të prodhonin një lloj makine financiarisht të përballueshme nga populli – kjo njëkohësisht do të krijonte edhe vendeve të reja pune.

1952 – Greqi, grave u jepet e drejta për të votuar.

1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Në vitin 1961, Benenson (hebre – britanik) u zemërua nga një lajm mbi dy studentë portugezë të dënuar me shtatë vjet burg vetëm se kishin ngritur një dolli për lirinë gjatë regjimit autokratik të Salazarit – në këtë frymë Benenson shkroi artikullin “Të burgosurit e Harruar” dhe ua dërgoi atë disa gazetave kryesore perëndimore.

1964 – Formohet Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me qëllim të krijimit të një shteti të pavarur të Palestinës. PLO u konsiderua nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli si organizatë terroriste deri në Konferencën e Madridit në vitin 1991. Më 1993, PLO njohu të drejtën e Izraelit për të ekzistuar në paqe, si dhe refuzoi dhunën dhe terrorizmin; në përgjigje, Izraeli e njohu zyrtarisht këtë organizatë si përfaqësuese të popullit palestinez.

1979 – Konstantin Karamanlis nënshkruan traktatin e plotë të anëtarësimit të Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian

1987 – Piloti 19-vjeçar gjermano-perëndimor Mathias Rust shmang mbrojtjen ajrore sovjetike dhe e ul aeroplanin e tij privat në Sheshin e Kuq në Moskë. Ai menjëherë u kap dhe nuk do të lirohej deri në 3 gusht 1988.

1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vinçit, Darka e Fundit, zbulohet përsëri për publikun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shkolla verore ne Rusi

1830 -Presidenti amerikan Andrew Jackson nënshkruan Aktin indian të zhvendosjes nga vendbanimet dhe krijimin e rezervateve. “Shtigjet e Lotëve” u krijuan në këtë periudhë kur mbi 70.000 indianë të Oklahomas u dërguan në troje të largëta. 1871 – Bie Komuna e Parisit – qeveri revolucionare socialiste nga 18 mars deri më 28 […]