Çfarë Ka Ndodhur Më 26 Maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 12 Seconds

47 pes – Julius Caesar viziton Tarsin në rrugën e tij për në Pontus, ku takohet me përkrahës entuziastë, por ku, sipas Ciceronit, në këtë kohë Cassius kishte filluar të bënte planet për ta vrarë.

946 – Mbreti Edmund i Anglisë vritet ndërsa sulmohet nga një vjedhës gjatë meshës me rastin e Ditës së Shën Agustinit.

1770 – Në More, Peloponez, fillon Revolta Orlov kundër Perandorisë Osmane. përpara Luftës greke të Pavarësisë. Rebelimi dështoi plotësisht. Grekët ishin të papërgatitur, ndërsa ideja për revoltë erdhi nga jashtë – ajo u organizua me nismën e kontëve Grigory, Fyodor dhe Aleksey Orlov, 3 vëllezër rusë. Disa historianë mendojnë se qëllimi i rebelimit ishte jo rilindja kombëtare greke apo pavarësia, por zgjerimi i sferës së ndikimit rus në Ballkan duke iu drejtuar të krishterëve ortodoksë në përgjithësi, dhe jo grekëve në veçanti.

1907 – Në Winterset, Iowa, lindi Marion Morrison – i njohur më pas si John Wayne – kryeimazhi i heroit amerikan. Karriera e tij 50-vjeçare në kinematografi filloi më 1930 në filmat ‘western’ dhe pastaj në filma me luftë. I nderuar me çmimin Oskar për rolin e marshallit në filmin “True Grits” (1969), John Wayne ose “Duka”, siç e thërrisnin, pas çdo filmi ishte vazhdimisht objekt i kritikëve të filmit, por audienca e donte – shtatlartë, me një të folur të shtruar, ai ishte aktor i madh por edhe patriot i madh, superhero (filmi Green Berets, 1968), gjithmonë në role pozitive, fitues dhe asnjëherë i vrarë. Wayne vdiq më 11 qershor 1979 nga kancerit në stomak – e vetmja betejë që nuk mundi të fitojë. Në një rast kur e pyetën se cila ishte këshilla e tij për një person që dëshironte të bëhej aktor, John Wayne u përgjigj: “Bisedo ulët, flit ngadalë dhe mos flit shumë” – këshillë e mirë, jo vetëm për aktorët.

1969 – Anija amerikane Apollo 10 kthehet në Tokë pas një prove të suksesshme 8-ditore në përgatitje për uljen në Hënë në misionin e ardhshëm.

1978 – Kazinoja e parë e ligjshme në SHBA hapet në Atlantic City, jashtë Nevadës.

1986 -Komuniteti Evropian miraton flamurin evropian, simbol i Bashkimit, por edhe i identitetit evropian në kuptim më të gjërë. Flamuri Evropian përbëhet nga 12 yje të arta në një rreth me sfond blu. Yjet simbolizojnë idealet e bashkimit, solidaritetit dhe harmonisë mes popujve të Evropës. Numri i yjeve nuk lidhet me numrin e shteteve anëtare të BE-së, edhe pse rrethi është simbol uniteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Celulari më i shitur për 2017 deri tani

47 pes – Julius Caesar viziton Tarsin në rrugën e tij për në Pontus, ku takohet me përkrahës entuziastë, por ku, sipas Ciceronit, në këtë kohë Cassius kishte filluar të bënte planet për ta vrarë. 946 – Mbreti Edmund i Anglisë vritet ndërsa sulmohet nga një vjedhës gjatë meshës me […]