Çfarë ka ndodhur më 25 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 18 Seconds

229 pes – Romakët pushtojnë për here të parë Ilirinë, kur dy konsuj, Fulvus dhe Postimius, me ushtritë e tyre (njëri nga deti e tjetri nga toka) u dërguan për të ndëshkuar mbretëreshën Teuta. Ajo kishte vrarë ambasadorin romak, pasi ky i ishte përgjigjur pa respekt. Historiani Polybius (203 pes – 120 pes) tregon se, Roma dërgoi në oborrin e mbretëreshës Teuta dy ambasadorë për ta paralajmëruar që ilirët duhej të ndërprisnin piraterinë ndaj anijeve dhe brigjeve italiane.

1720 – Anija “Le Grand St Antoine” arrin në Marsejë nga Lindja e Mesme – udhëtarë dhe personeli i anijes ishin prekur nga murtaja, duke sjellë në Evropë sëmundjen e cila do të shkaktonte rreth 100.000 të vdekur në Marsejë dhe në krahinat pranë. Vetëm në Marsjejë vdiq më shumë se gjysma e popullsisë – nga 90 mijë banorë para murtajës, në 40 mijë. Për të penguar përhapjen e sëmundjes, Parlamenti miratoi vendimin për dënim me vdekje të çdo personi që kapej duke komunikuar mes Marsejës dhe pjesës tjetër të Provences. Për të zbatuar këtë ndarje, u ngrit një mur (Mur de la peste), i cili rrethoi Marsejën. Muri prej gurësh ishte 2 m i lartë dhe 70 cm i gjerë, me post-roje të vendosur prapa murit. Mbetjet e murit mund të shihen edhe sot në pjesë të ndryshme të Plateau de Vaucluse.

1787 – Kuvendi Kushtetues u mblodh në Filadelfia nën udhëheqjen e George Washingtonit, për të krijuar një mënyrë të re qeverisëse, bashkim, bazuar në federalizëm.

1846 – Në Frashër të Përmetit lindi Naim Frashëri poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës, pasurues i gjuhës shqipe, poet romantik, i këndoi dashurisë, natyrës, mallit më mirë se gjithkush tjetër – zëri më i ëmbël i mirëkuptimit mes bashkë-atdhetarëve të përçarë. Më 1900, vdiq në Stamboll, 54 vjeç.

1946 – Jordania fiton pavarësinë nga Britania (Dita Kombëtare e Jordanisë)

1961 – Presidenti Xhon Kenedi përcakton qëllimin për dërgimin e një njeriu në Hënë para përfundimit të dekadës. Dhe qëllimi i përcaktuar nga Kenedi u arrit para fundit të dekadës; Vera e vitit 1969 ishte një kohë e veçantë në histori kur njerëz nga Toka – astronautë amerikanë – shkuan me anijen Apollo 11 në Hënë, zbritën dhe u kthyen në Tokë pa problem.

1989 – Mikhail Gorbachev zgjidhet President Ekzekutiv i Bashkimin Sovjetik, duke shërbyer nga viti 1990-1991. Ai fitoi çmimin Nobel për Paqe për kontributin në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik që solli fundin e luftës së ftohtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

25 thënie kryevepër nga Frojdi

229 pes – Romakët pushtojnë për here të parë Ilirinë, kur dy konsuj, Fulvus dhe Postimius, me ushtritë e tyre (njëri nga deti e tjetri nga toka) u dërguan për të ndëshkuar mbretëreshën Teuta. Ajo kishte vrarë ambasadorin romak, pasi ky i ishte përgjigjur pa respekt. Historiani Polybius (203 pes […]