Çfarë ka ndodhur më 23 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 31 Seconds

1430 – Lufta 100 vjeçare anglo-franceze, rrethimi i Compirgne: Zhan d’Ark kapet nga forcat e Burgundisë. Sipas gojëdhënës, para betejës Zhan, 18 vjeçe, filloi të bënte parashikime se fundi i saj ishte afër. Pas betejës, ajo u kap nga trupat franceze që e shitën tek anglezët, dhe u dënua me djegie për blasfemi, mes të tjerash: “Më këshilluan të vesh rroba femërore; Unë refuzova, dhe ende refuzoj, sepse në botë ka shumë femra të tjera që mund t’i veshin ato”.

1498 – Girolamo Savonarola digjet në turrën e druve në Firence, Itali. Ai kishte bërë shumë armiq të fuqishëm, mes tyre Papa Aleksander VI, i cili kishte arsye të ndjehej i parehatshëm me denoncimet e Savonarolës ndaj jetës së shthurur dhe luksoze të udhëheqësve të Kishës.

1799 – Lindi Thomas Hood, dramaturg, poet, humorist britanik dhe botues. Tom Hood, mburrej kur tregonte se gjyshi i tij kishte qenë i pari që hapi tregtinë e librit me Amerikën dhe pati sukses të madh me botimet e reja të librave të vjetër. Hood vdiq më 1845.

1911 – Përurohet Biblioteka publike e New Yorkut, struktura më e madhe prej mermeri ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara – presidenti William Taft preu shiritin. Punimet kishin filluar që më 1895. Sot, me gati 53 milionë artikuj, Biblioteka Publike e New Yorkut është biblioteka e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, pas Bibliotekës së Kongresit në Uashington me rreth 152 milionë libra, dhe e treta më e madhja në botë, pas Bibliotekës Britanike në Londër e cila ka rreth 170 milionë artikuj.

1915 – Lufta e Parë Botërore: Italia bashkohet me Aleatët (Britani, Francë, Rusi), pasi ato i shpallin luftë Austro-Hungarisë. Për këtë hap, Italia kishte marrë premtime për një copë të Shqipërisë (Traktati i fshehtë i Londrës).

1945 – Heinrich Himler, shefi i Gestapos, kryen vetëvrasje gjatë kohës në burg. Historianët thonë se Himleri iu shmang varjes në litar, duke përtypur një tabletë cianid që e mbante në një nga dhëmbët e tij – kjo ndodhi një ditë pas arrestimit nga britanikët. Pas vdekjes së Hitlerit dhe Goebbelsit, Himleri ishte figura më e lartë në rangun e nazistëve gjermanë që vranë veten për t’iu shmangur dënimit nga drejtësia.

1992 – Siçili, Itali; Gjykatësi më i njohur italian i anti-mafias, Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojat vriten nga klani i Cosa Nostra-s Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese. Miku dhe kolegu i tij, Paolo Borsellino do të vritej më pak se dy muaj më vonë, duke e bërë vitin 1992 një pikë kthese në ndjekjen penale të mafias italiane.

2002 – Miratohet Protokollit i Kiotos pas ratifikimit të tij nga Islanda. Protokolli i Kiotos është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme sipas të cilës vendet e industrializuara duhet të pakësojnë së bashku emetimet e gazeve serë me 5.2%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ndodh me trurin?

1430 – Lufta 100 vjeçare anglo-franceze, rrethimi i Compirgne: Zhan d’Ark kapet nga forcat e Burgundisë. Sipas gojëdhënës, para betejës Zhan, 18 vjeçe, filloi të bënte parashikime se fundi i saj ishte afër. Pas betejës, ajo u kap nga trupat franceze që e shitën tek anglezët, dhe u dënua me djegie […]