Çfarë ka ndodhur më 21 maj?

Editor
Read Time3 Minutes, 33 Seconds

879 – Papa John VIII i jep bekimin Dukës kroat Branimir – kjo ditë konsiderohet si njohja ndërkombëtare e shtetit kroat, dhe një nga arsyet që kroatët i përkasin kryesisht besimit katolik. Historikisht, kroatët arritën në vendin ku janë sot gjatë fillimit të shekullit të 7-të. Ata organizuan shtetin në dy dukate nga shekulli 9. Tomislav u bë mbreti i parë më 925, duke krijuar mbretërinë e Kroacisë. Më parë rajoni banohej nga Ilirët liburnë, dalmatë. Në vitet 300, perandori iliro-romak Diokleciani ndërtoi një pallat të madh në Split, ku kaloi vitet e tij pas dorëheqjes nga froni. Në shek. X, Kroacia u përfshi në perandorinë romake.

1542 – Kolonizatori spanjoll Hernando de Soto vdiq në brigjet e lumit Misisipi, (sot Louisiana). Shokët e tij të ekspeditës e mbajtën vdekjen të fshehtë dhe e varrosën trupin në lumë, në mënyrë që indianët vendas të mos mësonin për vdekjen e tij, që të mos kuptonin se de Soto ishte i vdekshëm dhe jo hyjnor, siç u kishte thënë.

1819 – Biçikletat e para shihen nëpër rrugët e Nju Jorkut.

1688 – Në Londër, lindi Alexander Pope, poet anglez, përkthyesi i parë i Homerit në anglisht. Familaj e tij u konvertua në katolicizëm dhe për këtë arsye ai nuk u pranua në shkollë publike apo universitet. Alekstandër Pope arriti të vetë-arsimohej; mësoi frëngjisht, italisht, latinisht, dhe greqisht, dhe duke lexuar gjerësisht, në moshën 6-vjeçare zbuloi Homerin; më 1713 filloi punën për përkthimin e Iliadës; e ndau veprën në 6 vëllime, duke botuar çdo vit për gjashtë vjet nga një vëllim – kjo mënyrë i lejoi të jetonte me të ardhurat nga punë e tij, gjë që pak poetë në histori kanë qenë në gjendje ta bëjnë. Në të njëjtën mënyrë Pope përktheu edhe Odisenë. Aleksandër Pope tashmë konsiderohet zë kryesor poetik i shekullit të tij; shembull i hijeshisë së vargut, satirës së rreptë, guximit letrar dhe forcës morale.

1840 – Zelanda e Re bëhet koloni britanike.

1871 – Trupat franceze pushtojnë Komunën e Parisit. Luftime të ashpra u zhvilluan nëpër rrugë. Në fund të javës së përgjakshme rreth 20,000 komunarë u vranë dhe 38,000 të tjerë u arrestuar.

1881 – Kryqi i Kuq Amerikan themelohet nga Klara Barton. Në vitin 1869, gjatë udhëtimit të saj në Gjenevë, Zvicër, Barton u njoh me drejtuesit e Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe i lindi ideha për krijimin e një dege të tillë në Amerikë. Kur Klara Barton u kthye në atdhe, ajo filloi lëvizjen për të siguruar nga qeveria njohjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Klara organizoi mbledhjen e parë zyrtare të Kryqit të Kuq amerikan në apartamentin e saj në Uashington, DC, 21 maj 1881.

1940 – Një force e posaçme ushtarake në Gjermani vret mbi 1.500 të sëmurë mendorë pacientë spitali në Prusinë Lindore. Vrasjet ishin pjesë e programit nazist për zhdukjen e çdo njeriu që konsiderohej i “papërshtatshëm” për të jetuar.

1973 – Shqipëri, në burgun politik të Spaçit nisi revolta e 100 të burgosurve, fillimisht si kundërshtim ndaj rregullave dhe kushteve të këqija në burg, dhe pastaj si kundërshtim ndaj regjimit. Të burgosurit u rrethuan nga trupa ushtarake të ardhur me nxitim nga Shkodra e Tirana, ndërsa në tarracën e burgut protestuesit valvisnin një flamur të Skënderbeut pa yllin komunist, duke kënduar këngë patriotike dhe hedhur parulla kundër diktaturës. Protesta në burg brenda një vendi të izoluar u shtyp; 4 nga të burgosurit protestues u dënuan me pushkatim, 8 u ridënuan me 25 vjet burg, 70 të tjerë u rigjykuan. Në vitin 1984, një kryengritje e ngjashme u zhvillua në burgun e Qafë Barit. Të dyja ngjarjet u lanë në heshtje – shtypi atëherë nuk merrej me aspekte të tilla të realitetit socialist.

2012 – Aksident tragjik në Himarë, Shqipëri – 13 persona vdesin dhe 21 të tjerë plagosen kur autobusi i tyre bie 80 metra në humnerë. Viktimat ishin kryesisht studentë nga universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan, që po udhëtonin drejt Sarandës, në kuadër të një programi mësimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë duhet bërë Natën e Kadrit?

879 – Papa John VIII i jep bekimin Dukës kroat Branimir – kjo ditë konsiderohet si njohja ndërkombëtare e shtetit kroat, dhe një nga arsyet që kroatët i përkasin kryesisht besimit katolik. Historikisht, kroatët arritën në vendin ku janë sot gjatë fillimit të shekullit të 7-të. Ata organizuan shtetin në […]