Çfarë ka ndodhur më 20 qershor?

Editor
Read Time3 Minutes, 18 Seconds

451 – Beteja në Chalons: Atila i hunëve ndeshte me romakët. Gjatë betejës, Attila tërhiqet pa shkak të dukshëm, duke bërë që romakët ta interpretonin si fitore të tyre. Por edhe shkaku i luftës ishte i çuditshëm. Në vitin 450, kontrolli Roman në Galici ishte dobësuar. Atila në aleancë me galët dhe ostrogotët përbënte kërcënim. Atë vit, Honoria, motra e perandorit Valentinian III, ofroi të martohej me Attilan me premtimin se do t’i jepte gjysmën e Perandorinë Romake perëndimore si pajë të saj. Attila pranoi, por kërkoi që vetë perandori ta sillte Honorian tek ai. Kjo kërkesë u hodh poshtë menjëherë dhe Attila filloi luftën. Pak muaj pas betejës në Chalons (sot Chalons-en-Champagne, Francë), Atila u kthye për të kërkuar Honorian dhe kur nuk ia dhanë, ai sulmoi dhe shkatërroi Italinë veriore.

1214 – Universiteti i Oksfordit merr statutin si shkollë e lartë. Okfordi ka edukuar shumë njerëz që do të bëheshin të shquar, duke përfshirë 27 laureatë Nobel, 26 kryeministra britanikë (më së fundi kryeministri David Cameron) dhe shumë krerë shtetesh të tjerë.

1652 – Tarhonku Ahmet Pasha emërohet Vezir i madh i Perandorisë Osmane. Lindur në Mat, Shqipëri e veriut, në fillim të shekullit të 17-të (Regents of nations, Peter Truhart, 1985), ai kishte qenë tregtar (tarhonk) përpara se t’i bashkohej administratës osmane. Tarhonku shërbeu si guvernator në Egjipt para se të arrinte pozitën e Vezirit të Madh apo kryevezir ose kryeministër në Stamboll. Gjatë qëndrimit në këtë post nën Sulltan Mehmetin IV (1648-1687), Tarhonku ndermorri ndryshime ekonomike dhe u përpoq të reformonte burokracinë osmane. Po reformat kërcënonin forcat konservatore në elitën osmane, të cilët siguruan ekzekutimin e tij më 21 mars 1653, pas përhapjes së thashethemeve se Torhanku kishte për qëllim rrëzimin e sulltanit.

1782 – Kongresi amerikan miraton Vulën e Madhe të Shteteve të Bashkuara, e cila mbizotërohet nga shqiponja krah-hapur, me një flamur, në njërën kthetër mban një degë ulliri, dhe në tjetrën 13 shigjeta dhe një pankartë ku lexohet “E PLURUBUS UNUM” (nga shumë një, me kuptimin; bashkimi bën fuqinë). Të dyja anët e vulës së madhe mund të shihen në kartmonedhën 1 dollarëshe.

1840 – Amerikani Samuel Morse merr patentë për shpikjen e telegrafit – ai kishte krijuar një gjuhë të unifikuar për të gjithë botën nëpërmjet kodit a alfabetit që u quajt Morse, ku çdo shkronjë ka kodin e vet me pika dhe vija.

1877 – Alexander Graham Bell instalon shërbimin e parë telefonik me pagesë në botë, në Hamilton, Ontario, Kanada.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Italia fillon një pushtim të pasuksesshëm të Francës.

1942 – Holokausti: Polaku Kazimierz Piechowski dhe tre të tjerë, të veshur si ushtarë SS, marrin fshehurazi një makinë të rojeve SS dhe arratisen nga kampi i përqendrimit Auschwitz. Piechowski u kthye në Poloni dhe bie në kontakt me forcat polake anti-naziste, që komunistët i shikon si rivalë. Pas luftës, ai ndoqi Universitetin e Teknologjisë në Gdansk, por edhe dënohet me 10 vjet burg politik. Pas rënies së komunizmit, për Kazimierz Piechowskin janë realizuar disa filma dokumentarë mbi arratisjen e tij nga Aushvici me makinën e komandantit të kampit. Lindur më 1919, Piechowskin jeton në Gdanks (2014).

1963 – I ashtuquajturi “telefoni i kuq” vendoset për komunikim të nivelit më të lartë midis Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara pas krizës së raketave kubane.

1991 – Bundestagu gjerman voton për të lëvizur kryeqytetin nga Boni përsëri në Berlin. Boni kishte qenë de fakto kryeqytet i Republikës Federale Gjermane. Në njohje të kësaj, ish-kryeqyteti mban një lloj titulli të veçantë, atë të qyteti federal (Bundesstadt). Boni është vendlindja e kompozitorit Ludwig van Beethoven (1770). Bon rrjedh nga lashtësia dhe mban emrin e fisit gjermanik “Eburoni”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shqiptarët, Populli që shpenzon më shumë për ushqime në Europë

451 – Beteja në Chalons: Atila i hunëve ndeshte me romakët. Gjatë betejës, Attila tërhiqet pa shkak të dukshëm, duke bërë që romakët ta interpretonin si fitore të tyre. Por edhe shkaku i luftës ishte i çuditshëm. Në vitin 450, kontrolli Roman në Galici ishte dobësuar. Atila në aleancë me […]