Çfarë ka ndodhur më 2 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 8 Seconds

1497 – Eksploruesi italian John Cabot niset në kërkim të një rruge nga veriu drejt perëndimit për në Azi. Me një anije të vogël, financuar nga Anglia, Kabot, së bashku me një nga 3 djemtë e tij eksplorues, zbarkon më 27 qershor në Labrador, Newfoundland, ose Cape Breton dhe e shpalli Amerikën veriore territor anglez. Kabot eksploroi bregdetin dhe emërtoi shumë nga ishujt kanadezë, duke menduar se kishte mbërritur në Azinë verilindore.

1919 – Për herë të parë – fillon shërbimi ajror për udhëtarë në SHBA.

1926 – Faks për herë të parë – Një faksimile, portreti i skicuar i ambasadorit Alanson Houghton, dërgohet nga Londra në Nju Jork.

1980 – Kënga e grupit rok Pink Floyd “Another Brick on the Wall” ndalohet në Afrikën e Jugut.

1988 – Piktura “Search” nga Jackson Pollock shitet për 4,8 milionë dollarë. Pollock njihet si piktor amerikan me ndikim dhe figurë e rëndësishme në lëvizjen abstrakte ekspresioniste. Stili i tij i pikturimit me spërkatje boje është cilësuar “unik”.

1997 – Mbretëria e Bashkuar: Udhëheqësi i Partisë Laburiste britanike Tony Blair bëhet kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar, pas 18 vjet të qeverisjes konservatore

1998 – Themelohet në Bruksel Banka Qendrore Evropiane, me qëllim për të përcaktuar dhe zbatuar politikën monetare të Bashkimit Evropian.

2011 – Osama bin Laden, organizatori i dyshuar i sulmeve të 11 shtatorit dhe njeriu më i kërkuar i FBI-së, u vra nga forcat speciale të Shteteve të Bashkuara në Abbottabad, Pakistan.

2012 – Një version i pikturës The Scream (Ulërima) të piktorit norvegjez Edvard Munch, shitet për 120 milionë dollarë në New York City. Transaksioni vendosi një rekord të ri botëror për një vepër arti e shitur me ankand. Munch (1864 – 1944) njihet për trajtimin e temave psikologjike ngritur mbi disa parimet kryesore të pikturës simbolike të fund të shekullit të 19-të, duke ndikuar në masë të madhe ekspresionizmin në fillim të shekullit 20. Diku, dikur, dikush e pyeti se si i lindi idea për këtë pikturë, dhe Munch u përgjigj: “Isha duke ecur përgjatë rrugës me dy miq – papritmas dielli dhe qielli u bënë të kuq si gjaku – ndalova, u ndjeva i lodhur, u mbështeta pas gardhit – prej aty pashë qytetin e mbulua nga rrezatime ngjyrash zjarri e gjaku dhe detin që u bë blu deri në zi – miqtë e mi vazhduan udhën, unë qëndrova duke u dridhur nga ankthi – dhe ndjeva se ajo që po shihja ishte ulërima e pafund e natyrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Si të lini duhanin?

1497 – Eksploruesi italian John Cabot niset në kërkim të një rruge nga veriu drejt perëndimit për në Azi. Me një anije të vogël, financuar nga Anglia, Kabot, së bashku me një nga 3 djemtë e tij eksplorues, zbarkon më 27 qershor në Labrador, Newfoundland, ose Cape Breton dhe e […]