Çfarë ka ndodhur më 19 qershor?

Editor
Read Time3 Minutes, 25 Seconds
1269 – Mbreti Luigj IX i Francës shpall se të gjithë hebrenjtë që kapen në publik pa një shenjë të verdhë identifikimi do të gjobiten 10 lira argjendi. Vetë shenjat shiteshin nga qeveria; kështu qeveria përfitonte financiarisht në dy mënyra: së pari me shitjen e shenjave, dhe së dyti nga gjobat, kur shenjat nuk bliheshin ose nuk mbaheshin veshur.
 
1586 – Kolonistët anglezë lënë ishullin Roanoke duke dështuar për të krijuar një vendbanim të përhershëm anglez në Hemisferën Perëndimore. Roanoke ndodhet në atë që sot është shteti Virginia. Dy supozime mbi këtë emër; për nder të Mbretëreshës Elizabeth I, e cila njihej si Mbretëreshë e Virgjër; ose sipas Virginia Dare, fëmija e parë anglez lindur në botën e re. Në fakt Roanoke është quajtur “Kolonia e humbur”. Kolonët udhëhiqeshin nga John White, gjyshi i foshnjes Virginia Dare. 

1821 – Organizata greke “Filiki Etaria” pëson humbje nga osmanët në Dragasan (Vllahi). Filiki Etaria ose Shoqëria e Miqve ishte një organizatë e fshehtë (masonike) e shekullit XIX, qëllimi i së cilës ishte për të hedhur tej sundimin osman dhe për të krijuar një shtet të pavarur grek. Anëtarët e Shoqërisë ishin kryesisht të rinj grekë nga Rusia dhe nga paria vendase. Arvanitasit në atë kohë përbënin shtresën më të pasur në Greqi dhe si rrjedhim shquheshin si pjesëtarë të rëndësishëm të Filiki Etarias. Ali Pashë Tepelena, në atë periudhë në konflikt me Portën e Lartë, ishte përkrahës i Shoqërisë së Miqve. Në vitin 1818, selia e Filiki Etarias u zhvendos nga Odessa në Konstandinopojë, dhe në prill 1820, filloi përgatitjet për revoltë, duke menduar se fitorja do të arrihej lehtë ndërsa forcat osmane ishin përqëndruar kundër Ali Pashë Tepelenës. Por osmanët dolën fitues si ndaj pashait edhe Shoqatës së Miqve.

1862 – Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret e Shteteve të Bashkuara. Po u deshën më shumë se dy vjet pas këtij vendimi, që skllevërit në Galveston, Texas, më në fund do të informoheshin për lirinë e tyre. Ky përvjetor festohet ende zyrtarisht në Teksas si dita Juneteenth.

1875 – Fillon rebelimi i Hercegovinës kundër Perandorisë Osmane. Kryengritësit u ndihmuan me armë dhe vullnetarë nga principatat e Malit të Zi dhe Serbisë, qeveritë e të cilave bashkërisht u shpallën luftë osmanëve një vit më vonë, më 18 qershor 1876. Ky zhvillim çoi në luftën ruso-turke (1877-1878) dhe në Krizën e madhe Lindore. Rezultat i kryengritjeve dhe luftërave ishte edhe Kongresi i Berlinit në vitin 1878, që i dha Malit të Zi dhe Serbisë pavarësinë dhe zgjerime territoriale (që u kundërshtuan nga shqiptarët me Lidhjen e tyre të Prizrenit), ndërkohë që Austro-Hungaria pushtoi Bosnjën dhe Hercegovinën, ndërsa ishte ende de jure territor osman.

1912 – Qeveria e Shteteve të Bashkuara miraton një rregull të ri për të gjithë ata që punojnë; një ditë pune 8-orëshe, pa llogaritur pushimin e drekës.

1953 – Bashkëshortët Julius dhe Ethel Rosenberg ekzekutohen në burgun Sing Sing, në New York. Në vitin 1995, qeveria amerikane lëshoi një seri kabllogramesh sovjetike me emrin e koduar “Venona”, që konfirmojnë se Julius kishte vepruar si agjent ndërlidhës dhe rekrutues për sovjetikët, por lënë të paqartë përfshirjen e gruas së tij, Ethel në këtë veprimtari. 

1977 – Papa Pali VI shpall John Neumann shenjtorin e parë nga Shtetet e Bashkuara. Xhon kishte lindur në Bohemi (sot Çeki) në 1811. Ai kishte kërkuar të bëhej prift që në moshë të re, por thuhet se Bohemia kishte shumë priftërinj në atë kohë dhe peshkopi nuk kishte nevojë. Xhon u shkroi peshkopëve në të gjithë Evropën, por përgjigja ishte e njëjtë kudo; askush nuk donte më shumë priftërinj. Gjithsesi, Neumann nuk hoqi dorë nga ëndrra apo ‘thirrja e Zotit’ për t’u bërë prift. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ushqimet, humbja e kujtesës, plakja e trurit

1269 – Mbreti Luigj IX i Francës shpall se të gjithë hebrenjtë që kapen në publik pa një shenjë të verdhë identifikimi do të gjobiten 10 lira argjendi. Vetë shenjat shiteshin nga qeveria; kështu qeveria përfitonte financiarisht në dy mënyra: së pari me shitjen e shenjave, dhe së dyti nga […]