Çfarë ka ndodhur më 16 qeshor?

Editor
Read Time2 Minutes, 50 Seconds

363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen. Julian ishte perandor nga viti 361-363. Ai u bë Cezar i krahinave perëndimore të perandorisë me urdhër të Konstandinit të madh në vitin 355. Gjatë kësaj periudhe zhvilloi me sukses fushata kundër fiseve alamane dhe franke. Në vitin 360 në Lutetia (sot Paris), Juliani u shpall Augustus nga legjionet e tij – kjo e zemëroi Konstandinin dhe situata po shkallëzohej drejt një lufte civile. Papritur Konstandini vdiq, dhe Julian, si pasardhësi i tij i ligjshëm u bë perandor (Julian ishte nipi i Konstandinit të madh). Gjatë kohës si perandor, Juliani e refuzoi krishtërimin; ai rihapi tempujt paganë, rikthye pronat e tyre dhe priftërinjtë e dëbuar Kjo i dha atij emrin ‘Julian femohuesi’. Flavius Claudius Julianus, lindur më 332, gjithashtu, ishte perandori i fundit i dinastisë ilire Konstantiniane, dinastia e parë e krishterë e Perandorisë romake. Juliani vdiq gjatë betejës së Ktesifonit në Persi më 363.

1816 – Lord Bajroni u lexon Fantasmagorinë katër të ftuarve të tij në Vilën Diodati, afër liqenit Gjeneva, ku banonte. Miqtë e ftuar ishin Percy Shelley, Mary Shelley, Claire Clairmont, dhe John Polidori. Bajron i sfidon ata për të shkruar një histori me fantazmë; dhe gara kulmoi me Mary Shelleyn që shkroi romanin Frankenstein; ndjekur nga John Polidori me tregimin e shkurtër, Vampyre; dhe me vetë Bajronin, i cili shkroi poemën Darkness (Errësirë).

1858 – Në Springfield, Illinois, gjatë fushatës për në Kongres, Abraham Lincoln mban fjalimin e tij mbi ‘shtëpinë e përçarë’, ndërsa vendi ishte përfshirë në debate të ashpra lidhur me çështjen e skllavërisë.

 1904 – Shkrimtari irlandez James Joyce fillon marrëdhënie me Nora Barnacle dhe më pas shkrimtari do ta përdorë këtë datë në romanin e tij, Ulysses (ngjarjet e romanit zhvillohen me 16 qershor me protagonistin Leopold Bloom).

1940 – Një qeveri komuniste u instalua nga sovjetikët në Lituani.

1944 – Në moshën 14 vjeçare, Xhorxh Junuis Stinney bëhet personi më i ri që ekzekutohet në Shtetet e Bashkuara në shekullin e 20. Stinney, afrikano-amerikan nga Karolina e Jugut, u dënua për vrasjen e dy vajzave të bardha 8 dhe 11 vjeçare; asnjë provë fizike nuk ekzistonte; prova e vetme kundër Stinneyt ishte fakti se vajzat kishin folur me të dhe motrën e tij pak kohë para vrasjes së tyre, si dhe dëshmia e tre policive të bardhë, në një gjykim që zgjati më pak se 2 orë. Stinney u ekzekutua me karrige elektrike. Çështja Stinney, dhe procesi gjyqësor që çoi në ekzekutimin e tij janë cilësuar si “jashtëzakonisht të dyshimta dhe dështim i plotë i drejtësisë”.

1958 – Imre Nagy, Pal Maleter dhe udhëheqës të tjerë të kryengritjes anti-komuniste hungareze të vitit 1956 ekzekutohen.

1981 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nderon me Medaljen e Artë të Kongresit, ish-ambasadorin e Kanadasë në Iran, Ken Taylor, për ndihmën që u dha 6 amerikanëve për të ikur nga Irani gjatë krizës së pengjeve të 1979-1981; Ken Taylor është shtetasi i parë i huaj i nderuar me këtë medalje amerikane.

1989 – Revolucionet e vitit 1989: Imre Nagy, ish-kryeministri hungarez, rivarroset në Budapest pas rënies së komunizmit në Hungari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Muaji i Ramazanit, sulm terrorist në Afganistan

363 – Perandori romak Julian u vë flakën anijeve të furnizimit në lumin Tigër për të mos i lënë të bien në duart e persianëve, ndërsa trupat e tij kishin filluar tërheqjen. Julian ishte perandor nga viti 361-363. Ai u bë Cezar i krahinave perëndimore të perandorisë me urdhër të Konstandinit […]