Çfarë ka ndodhur më 16 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 14 Seconds

1527 – Firence bëhet republikë. Thuhet se qyteti u themelua nga Lucius Cornelius Sulla në 80 pes, si bazë ushtarake romake, dhe quhej Fluentia (mes-dy-lumenjve), emër që më vonë u shtrembërua në Florentia. Qyteti ka nxjerrë shumë njerëz të shquar, si Alighieri, Boccaccio, Donatello, Machiavelli, Galilei, etj. dhe ka strehuar shumë figura të huaja; një prej tyre ka qenë Gjon Gjirokastriti (John Argyropoulos), lindur më 1415 në Konstandinopojë, nxënës i dijetarit të njohur Konstandin Laskaris. Më 1439, Gjon Gjirokastriti u dërgua nga despoti i Moresë në mision diplomatik në Firence. Me rënien e Bizantit, Gjoni qëndroi në Firence ku bëri emër si intelektual dhe studiues.

1804 – Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve e shpallin Napoleonin udhëheqës të Francës.

1822 – Lufta greke e Pavarësisë – Trupat osmane pushtojnë Sulin, kështjellë natyrore e arvanitasve. Osmanët ranë dakord t’u falin jetën pjesëmarrësve në luftime me kusht që ata të iknin në mërgim njësoj si të tjerët më parë që kishin ikur nga sulmet e Ali Pashë Tepelenës në fund të luftërave suljote, duke u vendosur në Korfuz. Lord Bajroni, duke njohur trimëritë e suljotëve, i mblodhi ata në Mesolonghi për të formuar një force të rregullt ushtarake kundër osmanëve. Por, përpjekjet e Bajronit dështuan kryesisht nga kokëfortësia dhe rivalitetet e brendshme mes klaneve Drako, Xhavella, Boçari.

1861 – Lufta Civile në SHBA – Kentucky shpall neutralitetin e tij në konfliktin veri–jug.

1881 – Tramvaji i parë elektrik në botë fillon shërbimin në Lichterfelder, afër Berlinit.

1929 – Hollywood – Për herë të parë ndahen Çmimet e Akademisë në kinematografi. Charlie Chaplin merr Çmimin e Nderit. Titulli Oscar për këtë çmim nuk do të shpikej deri në vitin 1931, kur dikush e quajti statujën “Oskar”, pasi i ngjante një personi me të njëjtin emër. Në ceremoninë e parë (1929) morën pjesë 270 njerëz dhe prezantimi zgjati vetëm 15 minuta. Kjo është ceremonia e vetme e çmimeve të Akademisë që nuk është transmetuar as në radio e as në televizion.

1931 – Lindi Peter Levi – poet, shkrimtar, arkeolog, akademik anglez. Shkroi biografi të Horacit, Virgjilit dhe Edëard Learit. Udhëtoi në Greqi, Maqedoni dhe nëpër Afganistan, duke kërkuar gjurmët e Aleksandrit të madh. Në vitin 1988, shpalli se në Bibliotekën Huntington në San Marino, Kaliforni, kishte zbuluar një poemë anonime, që sipas tij, shkruar nga Shekspiri – shumë kritikë e kundërshtuan. Levi vdiq në vitin 2000.

1988 – SHBA, Kirurgu i Përgjithshëm, C. Everett Koop raportoi se nikotina është po aq ndikuese sa droga heroinë në krijimin e varësisë së organizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Venecia, Niveli i detit po rritet me shpejtësi

1527 – Firence bëhet republikë. Thuhet se qyteti u themelua nga Lucius Cornelius Sulla në 80 pes, si bazë ushtarake romake, dhe quhej Fluentia (mes-dy-lumenjve), emër që më vonë u shtrembërua në Florentia. Qyteti ka nxjerrë shumë njerëz të shquar, si Alighieri, Boccaccio, Donatello, Machiavelli, Galilei, etj. dhe ka strehuar […]