Çfarë ka ndodhur më 14 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 48 Seconds

1495 – Leonardo da Vinçi fillon Darkën e Fundit – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano – një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21.

Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi.

Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqendrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kërkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot. Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë.

1664 – Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qupriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në Perëndim. Ai ishte anëtar i familjes së njohur Koprulu me prejardhje shqiptare, prej së cilës dolën 6 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të Perandorisë Osmane. Fazil shërbeu si vezir i madh nga 1661-1676 pasi e trashëgoi titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Koprulu, themeluesi i familjes politike Koprulu. Ai u mbiquajt Fazil, që do të thotë “i ditur”, i njohur për dhe nxitjen e arsimit. Nga ana tjetër, thonë historianët, Fazil Qupriliu ishte brutal në luftë dhe udhëhoqi ushtrinë osmane në Luftën Austro – Turke (1663-1664).

1932 – Në Nju Jork zhvillohet parada me moton “Duam Birra!” – ishte periudha e ndalimit të pijeve alkoolike (1920 – 1933). Kritikët thonë se ky ndalimi çoi në pasoja të padëshiruara të tilla si shtimi i organizatave kriminale, duke përfshirë Mafian moderne amerikane.

1938 – Berlin, megjithëse nën tingujt e himnit nazist, ekipi anglez i futbollit mundi ekipin gjerman me rezultatin 6-3. Në shtator 1939, rivaliteti anglo-gjerman kaloi nga fusha e futbollit në fushën e luftës, ku Gjermania gjithashtu humbi.

1948 – Izraeli shpall pavarësinë nga administrimi britanik. Më 14 maj 1948, u krijua në Tel Aviv shteti i Izraelit, ku drejtuesi i Agjencisë së Hebrenjve David Ben-Gurion deklaroi krijimin e shtetit të Izraelit pas 2 mijë vitesh mungesë. Ne ceremoninë e pasdites në Muzeun e Artit në Tel Aviv, Ben-Gurion prononcoi fjalët: “Në tokën e Izraelit u krijua populli hebre. Këtu u krijua qenia e tij shpirtërore, fetare dhe politike”, deklaroi Ben Gurion. I dëbuar me dhunë populli hebre edhe në mërgim i qëndroi besnik atdheut të tij. Shpresa për kthimin në atdhe nuk u shua kurrë. Në mënyrë festive Ben Gurion proklamoi: “Ne deklarojmë themelimin e shtetit hebre në tokën e Izraelit. Ky është shteti i Izraelit”, duke provokuar duartrokitje dhe të qara nga turma e mbledhur në muze. Ben-Gurion u bë kryeministri i parë i vendit.

1955 – Poloni; Traktati i Varshavës nënshkruhet nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sot, me përjashtim të Rusisë, të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

36 mijë kompani bien pre e sulmeve kibernetike

1495 – Leonardo da Vinçi fillon Darkën e Fundit – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano – një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me […]