Çfarë ka ndodhur më 10 qershor?

Editor
Read Time3 Minutes, 22 Seconds
323 pes – Vdiq Aleksandri i madh – disa kanë argumentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor.

1190 – Kryqëzata e tretë: Frederik Barbarossa mbytet në lumin Salef gjatë kalimit me ushtrinë e tij për në Jeruzalem. Frederik i parë Barbarossa, mbret i Gjermanisë prej vitit 1152, kishte luajtur rol në bashkimin e fiseve gjermanike. Mbytja në lumë, ndërpreu edhe ëndrrën e tij për krijimin e një Perandorie të Evropës Qendrore, megjithëse la pas shembullin se një sundimtar i fortë është në gjendje të vendosë paqe.

1329 – Beteja e Pelekanonit rezulton në humbjen e trupave bizantine përballë atyre të Perandorisë Osmane. Ushtria bizantine u mund, dhe prej asaj kohe nuk bëri më përpjekje për marrjen e territoreve të humbura.

1692 – Amerikë: Salemi gjykon magjistaret: Brixhid Bishop dënohet me varje në litar në Salem, Massachusetts, “për kryerje të magjive që kishin çoroditur mendjet e banorëve”.

1793 – Muzeu ‘Jardin des Plantes’ hapet në Paris – një vit më vonë, bëhet Kopshti Zoologjik i parë publik.

1793 – Revolucioni Francez: Pas arrestimit të udhëheqësve Girondinë, Jakobinët marrin kontrollin e plotë të Komitetit të Sigurisë Publike, duke vendosur Diktaturën Revolucionare.

1878 – Shqiptarët themelojë Lidhjen e Prizrenit për t’iu kundërvënë vendimeve të Kongresit të Berlinit dhe Traktatit të Shën Stefanit, si pasojë e të cilit trojet shqiptare i merreshin perandorisë osmane për t’iu dhënë shteteve të Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë. Lidhja u shtyp 3 vjet më vonë nga osmanët, por shkëndija e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte ndezur.

1916 – Shpërthen revolta arabe e udhëhequr nga Lawrenc i Arabisë kundër Perandorisë Osmane.

1924 – Romë, Itali, fashistët rrëmbejnë dhe vrasin udhëheqësin socialist italian Giacomo Matteotti.

1924 –Në orët e para të mëngjesit, në momentin e fundit, Ahmet Zogu ikën nga Tirana me rreth 600 besnikët e tij matjanë. Pas përleshjeve maleve me forcat e Bajram Currit, Zogu u detyrua të kalonte në Jugosllavi. Fati i Shqipërisë tani mbeti nën drejtimin administrativ dhe ushtarak të Fan Nolit. Këshilli i regjencës prej katër anëtarësh pushoi së ekzistuari; Gjon Çoba dha dorëheqjen, Xhafer Ypi dhe Refik Toptani ikën bashkë me Zogun, ndërsa Sotir Peci, u tërhoq në Korçë.

1935 – Dr Robert Smith merr pijen e tij të fundit, dhe themelon shoqatën Alkoolikët Anonim, në Akron, Ohio, Shtetet e Bashkuara.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt denoncon si “thikë në shpinë” veprimet e Italisë, në ceremoninë e diplomimit të Universitetit të Virxhinias. Po këtë ditë, Italia i shpall luftë Francës dhe Britanisë, duke marrë hapur anën e gjermanëve.

1963 – SHBA; Hyri në fuqi Legjislacioni për heqjen e pabarazisë së pagave në bazë të gjinisë. Ligji u nënshkrua nga presidenti John F. Kennedy, si pjesë e Programit të tij ‘New Frontier’.

1967 – Lufta Gjashtë-Ditëshe përfundon: Izraeli dhe Siria të bien dakord për armëpushim.

1977 – Apple II, një nga kompjuterat e parë personalë, del në shitje në SHBA.

1999 – Lufta në Kosovë: NATO pezullon sulmet e saj ajrore pasi presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviçi, bie dakord të tërheqë forcat e tij nga Kosova.

2001 – Papa Gjon Pali II shenjtëron murgeshën libaneze Rafka (1832-1914). Sipas legjendës, kur Rafka ishte vajzë e re, ajo shkoi për të vizituar një manastir, ku papritmas dëgjoi zërin e Perëndisë që i tha: “Ti do bëhesh murgeshë.” Rafqa u bind, dhe Nëna Superiore e manastirit e pranoi atë menjëherë, pa asnjë hezitim. Më vonë Rafka iu lut Perëndisë që t’i ndante dhimbjet e botës me të, dhe menjëherë ajo u prek nga një sëmundje e pashërueshme që e mbajti në shtrat deri sa vdiq.

2007 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush bëri një vizitë zyrtare në Shqipëri, vizita e parë e një presidenti amerikan në Shqipëri/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gjobë 4000$ vetëm për një "like" në Facebook

323 pes – Vdiq Aleksandri i madh – disa kanë argumentuar se vdiq më 13 qershor, të tjerë japin datën 11 ose 10 qershor. 1190 – Kryqëzata e tretë: Frederik Barbarossa mbytet në lumin Salef gjatë kalimit me ushtrinë e tij për në Jeruzalem. Frederik i parë Barbarossa, mbret i Gjermanisë prej […]