Çfarë ka ndodhur më 10 maj?

Editor
Read Time2 Minutes, 37 Seconds

1267 – Kisha e Vjenës urdhëron të gjithë hebrenjtë të veshin një shenjë dalluese. Historikisht, përdorimi i një shenje për të dalluar persona që nuk i përkisnin besimit fetar të shumicës nuk filloi nga të krishterët. Pika e kthesës erdhi me Papa Palin IV më 1555, i cili zbatoi sistemin geto dhe urdhëroi hebrenjtë të mbanin një kapelë kashte, masë që vazhdoi deri në periudhën e Revolucionit Francez, shek. XIX. Në Romë, dhe në Shtetet e Papës në jug të Francës, shenja dalluese mori formën e një kapele të verdhë për burrat, shami koke të verdhë për gratë. Shumë më vonë, gjatë mbretërimit të Maria Terezës (1740-1780) hebrenjve të Pragës iu kërkua të mbanin jaka të verdha mbi mantelet e tyre.

1291 – Fisnikët skocezë njohin autoritetin e mbretit Edward të Anglisë

1497 – Eksploruesi italian Amerigo Vespucci niset për lundrim e tij të parë në Botën e Re. Ai mund të mos ishte i pari që shkeli në Hemisferën perëndimore, por emri i tij mbeti kur kontinenti i ri u quajt ‘Amerigo’.

1503 – Kristofor Kolombi zbulon Ishujt Kajman.

1570 – Car Ivan IV bëhet protestant, ndoshta për arsye se bibla tashmë jo latine mund të lexohej në gjuhën ruse. Ivani i Tmerrshëm, ose Ivan IV, ishte cari i parë i gjithë Rusisë. Gjatë mbretërimit të tij (1533-1584), Ivani zgjeroi jashtëzakonisht territoret ruse me mjete të pamëshirshme, duke krijuar një qeveri të kontrolluar rreptësisht nga qendra. Por gjatë kësaj kohe, mbretëria e tij ra në kaos, ndërsa familje fisnike rivale kontestuan legjitimitetin e sundimit të tij. Për shkak të përgjigjes së ashpër ndaj kësaj sfide, Ivani fitoi epitetin “i tmerrshëm” – më shumë se çdo gjë tjetër ai urrente fisnikët.

1872 – Victoria Woodhull bëhet gruaja e parë e emëruar për presidente e SHBA-së nga shoqata për të drejtën e grave për të votuar. Victoria Woodhull lindi më 23 shtator 1838 në Ohio. Në 1870, Woodhull krijoi të përjavshmen Claflin, një botim radikal, ku ajo shprehur idetë e saj mbi një sërë temash shoqërore. Revista botoi edhe përkthimin e parë në gjuhën angleze të Manifestit Komunist të Karl Marksit. Viktoria humbi në zgjedhje dhe më vonë emigroi në Britani, ku u mor me aktivizëm – vdiq në Angli në vitin 1927.

1927 – Hoteli Statler në Boston, Masaçusets, instalon kufje dëgjimi në 1300 dhomat e hotelit. Ishte hera e parë që një hotel ofronte transmetime radiofonike për klientët e vet.

1933 – Kancelari gjerman Adolf Hitler ndërmerr djegien masive të librave në mbarë Gjermaninë – librat e parë ishin të autorëve me prejardhje hebraike.

1940- Winston Churchill emërohet kryeministër. Churchill u thirr të drejtonte qeverinë britanike pas humbjes së votëbesimit në Parlament nga kryeministri Neville Chamberlain.

1945 – Trupat sovjetike hyjnë në Pragë, kryeqyteti i fundit evropian nën pushtimin nazist i çliruar në fund të luftës së dytë botërore.

1994 – Nelson Mandela bën betimin si president i parë zezak i Afrikës së Jugut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

"Shkëlqimi dhe rënia" e Shqipërisë në Eurovizion

1267 – Kisha e Vjenës urdhëron të gjithë hebrenjtë të veshin një shenjë dalluese. Historikisht, përdorimi i një shenje për të dalluar persona që nuk i përkisnin besimit fetar të shumicës nuk filloi nga të krishterët. Pika e kthesës erdhi me Papa Palin IV më 1555, i cili zbatoi sistemin […]