Çfarë ka ndodhur më 1 maj?

Editor
Read Time1 Minute, 9 Seconds

305 – Diokleciani dhe Maksimiliani tërhiqen nga postet e perandorit romak, duke ia lënë perandorinë Konstantius Chlorus – babai i Konstandinit të Madh dhe themelues i dinastisë Konstantiniane.

1544 – Trupat osmane marrin Hungarinë, jo pa ndihmën e trupave franceze –  Franca shpërblehet me eksluzivitetin e lidhjeve tregtare e kulturore me Perandorinë Osmane.

1707 – Firmoset akti i bashkimit Angli-Skoci për të formuar Britaninë e Madhe.

1889 – Kongresi i Internacionales së dytë vendos që duke filluar nga viti 1890, 1 maji të shpallet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në përkujtim të protestave në Çikago më 1886.

1924 – Arvanitasi Pal Koundouriotis, admiral, bëhet president i Greqisë.

1925 – Qipro bëhet koloni britanike.

1931 – Në qytetin Nju Jork përurohet ndërtesa Empire State. Me 102 kate, ajo do të mbetej ndërtesa më e lartë në botë për 41 vitet e ardhshme.

1948 – Koreja e Veriut shpallet Republikë Popullore Demokratike e Koresë.

1959 – Gjermania Perëndimore fillon zbatimin e ligjit të punës 5 ditë në javë.

1960 – Rusia rrëzon aeroplanin spiun amerikan U-2 të pilotit Francis Gary Power, ndërsa fluturonte mbi Sverdlovsk.

1961 – Fidel Kastro shpall se në Kubë nuk do të ketë më zgjedhje.

1977- 36 persona u vranë në sheshin Taksim, Stamboll, gjatë manifestimeve me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

1994 – Vdes Ayrton Senna, garues në garat automobilistike Formula 1

2004 – Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Qipro, Sllovakia dhe Sllovenia i bashkohen Bashkimit Evropian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

305 – Diokleciani dhe Maksimiliani tërhiqen nga postet e perandorit romak, duke ia lënë perandorinë Konstantius Chlorus – babai i Konstandinit të Madh dhe themelues i dinastisë Konstantiniane. 1544 – Trupat osmane marrin Hungarinë, jo pa ndihmën e trupave franceze –  Franca shpërblehet me eksluzivitetin e lidhjeve tregtare e kulturore […]