Çfarë duhet bërë Natën e Kadrit?

Editor
Read Time2 Minutes, 2 Seconds

Madhështia e muajit të Ramazanit është e pa diskutueshme. Ditët dhe netët e këtij muaji të bereqetshëm dallohen nga ditët e netët e tjera të vitit. Por edhe brenda tyre dallohet një natë që quhet “Nata e Kadrit”. Kjo është ndër netët më të bukura, më të bekuara dhe më të bereqetshme që na ka falur Allahu.

 Këtë e shpjegon edhe Kur’ani kur thotë: “Në të zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë”. Kjo do të thotë se këtë natë përcaktohet kaderi i të gjitha krijesave për vitin që vjen, siç janë: kush do të lindë dhe kush do të vdesë, kush do të fitojë e kush do të humbasë, kush do të jetë i kënaqur dhe kush i hidhëruar. Pra, gjithçka dëshiron Zoti për atë vit. Sipas mendimit të shumicës së dijetarëve, këto vepra, pra, Natën e Kadrit kalojnë nga “Levhi Mahfudhi” në qiejt e tokës.

Vërtet Nata e Kadrit ka rëndësi shumë të madhe, Allahu e ka cilësuar atë natë plot bereqet, nata kur bëhet caktimi i ardhmërisë për vitin që vjen, nata në të cilën ka zbritur “Libri i Bereqetshëm”. Ajo natë është më e hajrit se një mijë muaj; në atë natë zbresin meleqtë, ndër ta, veçanërisht, Xhibrili; ajo është paqë që zgjat deri në agim. Të tëra këto nënkuptohen nga hadithet e shumta të Pejgamberit a.s. dhe nga porositë e dijetarëve që kuptuan më së miri dhe besuan atë që porositi i Madhi Zot dhe Pejgamberi i Tij. 

Cfarë duhet të bëjë muslimani e muslimania Natën e Kadrit?

-Të bëjë sa më shumë dua (lutje).

-Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.

-Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.

-Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.

-Të japë sadaka sa të ketë mundësi.

-Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).

-Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).

-Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Inaugurohet Bulevardi i Ri i Tiranës

Madhështia e muajit të Ramazanit është e pa diskutueshme. Ditët dhe netët e këtij muaji të bereqetshëm dallohen nga ditët e netët e tjera të vitit. Por edhe brenda tyre dallohet një natë që quhet “Nata e Kadrit”. Kjo është ndër netët më të bukura, më të bekuara dhe më […]