Çfarë çokollate???

Editor
Read Time1 Minute, 13 Seconds

Kënaqësitë në jetë nuk kanë fund, e të ngrënit çokollatë është një prej tyre.

Thuhet se ky është mëkati më i ëmbël, por duket se kemi gabuar gjatë gjithë jetës. Të ngrënit çokollatë nuk është mëkat, pasi studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se kjo është ëmbëlsira nga e cila organizmin i njeriut përfiton më shumë. E bardhë, e zezë apo me qumësht se cila çokollatë është më e shëndetshme atë do e zbulojmë më poshtë:

Çokollata e zezë është një përzierje e sheqerit, gjalpit të kakaos,vetë kakaos dhe pak qumësht ! Kjo çokollatë është e pasur katër herë më shumë e pasur me fibra se cokollata me qumësht dhe është shumë herë më e pasur në hekur. 

Çokollata me qumësht ka më shumë qumësht ndaj është më kremoze dhe në ngjyrë të hapur. Është vërtetuar se është e mirë për trurin dhe ndikon në kënaqësinë seksuale. Një studim 12 vjeçar ka dalë në përfundimin se çokollata me qumësht është po aq e shëndetshme sa ajo e zeza dhe hedh poshtë të gjitha hamendësimet. 

Çokollata e bardhë është një “gënjeshtër”! Kjo nuk është aspak një çokollatë, pasi përmban vetëm gjalp kakaoje, qumësht dhe sheqer! Nga kjo çokollatë organizmi i njeriut nuk përfiton asgjë nga gjërat e përmendura më sipër. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nëndetësja super luksoze...

Kënaqësitë në jetë nuk kanë fund, e të ngrënit çokollatë është një prej tyre. Thuhet se ky është mëkati më i ëmbël, por duket se kemi gabuar gjatë gjithë jetës. Të ngrënit çokollatë nuk është mëkat, pasi studime të shumta shkencore kanë vërtetuar se kjo është ëmbëlsira nga e cila […]