Cakaj: Kemi rritur dhe përmirësuar shërbimet ndaj komunitetit shqiptar në Greqi

Zemra e Tiranës
Read Time58Seconds

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë një interpelance zhvilluar përmes platformës www.shqipëriaqëduam.al me përfaqësues të shoqatave, shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi, ka deklaruar se janë shtuar kapacitetet e shërbimit konsullor për komunitetin shqiptar që jeton në vendin fqinj.  

“Kemi bërë një riorganizim të plotë të ambasadës, dyfishin i stafit për çështje konsullore. Është rritur numri i operatorëve. Kemi marrë dhe masa të tjera sigurie që kanë ndikuar në eficencën e sistemit,” u shpreh ai.

Cakaj tha se sot për aplikim për pasaportë ose kartë identiteti nuk pritet më 6-7 muaj, pasi këto dokumente mund të merren në kohë rekord deri në 3 ditë.

“Po komunikojmë për të nisur sa më parë me lëshimin e vizave që mundësojnë bashkimin familjar,” – u shpreh Cakaj, duke shtuar se në ambasadën tonë në Athinë është emëruar një koordinator që është ngarkuar ekskluzivisht me detyrën e komunikimit me komunitetin shqiptar atje dhe kjo do kontribuojë në adresimin e të gjitha problemeve, por dhe në komunikimin mes nesh”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deklaratat e Vuçiç, NATO: Dialogu, zgjidhje e vetme politike për stabilitetin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, gjatë një interpelance zhvilluar përmes platformës www.shqipëriaqëduam.al me përfaqësues të shoqatave, shtypit dhe mediave shqiptare në Greqi, ka deklaruar se janë shtuar kapacitetet e shërbimit konsullor për komunitetin shqiptar që jeton në vendin fqinj.   “Kemi bërë një riorganizim […]