Çadra si mburojë dhe çadrat e drejtësisë

Editor
Read Time2 Minutes, 2 Seconds

Zbatimi i Reformës në Drejtësi mbetet sfida më e madhe e vendit tonë. Parlamenti votoi më 22 Korrik draftin me ndryshimet Kushtetuese, por duket se palët politike janë të ndara edhe në votën unanime “pro” të asaj dite të shënuar.

Në një kohë kur partnerët ndërkombëtarë kanë listuar në krye të prioriteteve për Shqipërinë zbatimin e kësaj reforme, opozita ka ndjekur një rrugë të ndryshme nga ajo e mazhorancës dhe e shqiptarëve.

Në pamundësi për të dalë hapur kundër Reformës në Drejtësi, e cila duket se shkakton frikë, opozita ka ngritur mburojën (çadrën) e saj për tu ngujuar dhe fshehur prej saj. Në fakt, mesazhi i ngritjes së çadrës me kërkesa që shkojnë deri në absurditet është lehtësisht i kuptueshëm.

Të kërkosh garancinë e zgjedhjeve dhe qeveri teknike nga një qeveri që nuk ka zhvilluar asnjëherë zgjedhje parlamentare, aq më tepër kur për më pak se 4 muaj vendi voton për të zgjedhur alternativën më të mirë, shkon përtej fantazive të demokracisë.

Pra, në një çadër ku janë futur ish-drejtues të qeverisë së kaluar, të cilët kanë jo pak akuza mbi shpinë, mund të quhet si mburoja e tyre për të mos lejuar drejtësinë të jetë e pavarur, e cila do ti heqë atyre një pushtet nga duart.

Ndoshta do të ishte më mirë dhe më e moralshme që opozita, apo ato pak njerëz që besojnë tek artikulimet që thuhen dhe mbeten brenda çadrës, të dalin hapur kundër Reformës në Drejtësi. Kështu, do të mënjanoheshin intrigat dhe do shmangej çoroditja e qytetarëve.

Nga ana tjetër, shoqëria civile dhe organizata jofitimpururëse, kanë ndërmarrë një nismë për të siguruar firma përmes një peticioni pro “Vettingut”, si një mënyrë për të siguruar mbështetjen jo vetëm të qytetarëve përkundrejt zbatimit të Reformës, por edhe për ata që nga mburoja e opozitës flitet në emrin e tyre. Një nismë që sot rezulton e suksesshme, pavarësisht tentativave për baltosje.

Në fund, janë qytetarët, ata të thjeshtët dhe pa parti si dhe ata me bindje politike që zgjedhin nëse kërkojnë mburoje dhe kthim pas apo drejtësi dhe integrim në Evropë.

ZEMRAETIRANES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Konflikt i fortë midis oqeanologëve dhe US Navy për tingujt misterioz që vijnë nga thellësia e oqeanit

Zbatimi i Reformës në Drejtësi mbetet sfida më e madhe e vendit tonë. Parlamenti votoi më 22 Korrik draftin me ndryshimet Kushtetuese, por duket se palët politike janë të ndara edhe në votën unanime “pro” të asaj dite të shënuar. Në një kohë kur partnerët ndërkombëtarë kanë listuar në krye […]