“Buxheti 2018”/ Ervin Bushati: Propozimet e Bashës si torta e 100 vjetorit të Pavarësisë

administrator
Read Time1 Minute, 34 Seconds

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar buxhetin e vitit 2018. Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paraqitur pranë kuvendit 16 amendamente, me anë të së cilave pretendoi se do të të luftojnë pastrimin e parave.

Në lidhje me propozimet e kryetarit Lulzim Basha, ka reaguar deputeti Ervin Bushati, njëherësh sekretar i grupit parlamentar të PS.

Bushati i cilëson propozimet e Bashës si tortë politike, duke i krahasuar me shfaqen e shëmtuar të ndodhur në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë.

“Propozimi i z. Lulzim Basha për ndryshime në Buxhetin2018 — një “Tortë Politike” tjetër — është njësoj si shfaqja groteske që solli në mes te sheshit Skënderbej para pak vitesh për festën e 100 vjetorit te Pavarësisë”, shkruan Bushati

Më tej, Bushati shprehet se amendamentet për “Buxhetin 2018”, nuk kanë asnjë iniciativë për të parandaluar pastrimin e parave. Sipas tij, nëse propozimet e Bashës do të merreshin parasysh, do të ishte një cënim real për biznesin dhe ekonominë.

“Të 16 amendimet për Buxhetin2018 nuk janë serioze: nuk kanë asnjë iniciativë të vetme për të parandaluar “pastrimin e parave me buxhetin e shteti” , dhe nuk ka asnjë përgjegjësi financiare me shifrat fantastike që mund të falimentojnë jo vetëm shtetin por gjithe Ekonominë e Shqiperisë — nesë merren ndonjëherë parasysh.
Kosto financiare e “Tortës Basha” për Buxhetin2018 është një shifër e marrë: sa gjysma e buxhetit të shtetit ose edhe më shumë se 15% e Ekonomisë shqiptare.

Sado qesharake & fëmijnore ishte “Torta Basha” e Pavarësisë, nisma për Buxhetin është jo vetëm një Tortë Politike por një cënim real për biznesin dhe ekonominë – nëse do të merrej seriozisht qoftë dhe 1 min”, thekson Bushati

 

Next Post

Laptopi më i veçantë së shpejti në treg

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është mbledhur sot për të diskutuar buxhetin e vitit 2018. Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paraqitur pranë kuvendit 16 amendamente, me anë të së cilave pretendoi se do të të luftojnë pastrimin e parave. Në lidhje me propozimet e […]