Bushati:Sistem zgjedhor konvencional, palët të luajnë “ndershëm”

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 16 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në një intervistë ekskluzive për “Syri Tv”, foli rreth kërkesës së opozitës për ndryshimin e sistemit, si shihet kjo kërkesë nga mazhoranca dhe nëse implementimi i një sistemi të ri do të arrinte të përmirësonte apo jo situatën ku ndodhet politika shqiptare.

Pyetjes së gazetares lidhur me ndryshimin e sistemit, Bushati iu përgjigj  se Partia Socialiste ka qenë gjithmonë e gatshme për diskutim.

‘Mē tej deputeti deklaroi se në fakt  është përgjegjësi e politikës të përmirësohet dhe jo gjithmonë të hidhet faji tek sistemi.

‘Kjo është sfida, të perfeksionohet politika sepse sistem perfekt nuk ka, përndryshe nuk do duheshin as politikanët. Politika nuk duhet t’i mënjanohet përgjegjësisë për t’u përmirësuar nëpërmjet një alibie sikur fajin e ka sistemi’, tha Bushati duke e argumentuar me një shembull të thjeshtë.

‘Sistemet janë si konvencionet. Në ndeshjen e futbollit dhe basketbollit, nëse vendosim që fusha të jetë 100 me 50 metra, e rëndësishme është që palët të mirëkuptohen, të kenë dakordësi dhe të luajnë ndershëm. Nëse fusha nesër bëhet 120 metra, është po e njëjta lojë, nuk ka të bëjë shumë sistemi. Ka ardhur koha që politika shqiptare të maturohet dhe të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. Nuk ka sistem perfekt, por vullnet për të bërë më mirë dhe ne jemi të hapur në këtë pikë’, shpjegoi deputeti socialist.

Në intervistën për ‘Syri Tv’, kreu i PS-Tiranë u ndal gjithashtu tek ajo që cilësohet si lojë e ndershme politike, lojë të cilën opozita nuk e ka përthithur aq sa duhet.

‘Nuk është lojë e ndershme që sa herë të humbasësh, të thuash që fajin e ka kundërshtari. Është kollaj të bësh pis fitimtarin. Nëse je i zoti, futesh në garë dhe fiton! Nuk ka gjë që e ndalon votën e lirë dhe demokracinë sepse kjo e fundit është më e fortë se partitë politike’, theksoi  Bushati.

Deputeti gjithashtu shprehu se këto janë alibi të humbësve të dobēt, të cilët nuk e gjejnē forcën dhe kurajon për të qenë më të mirët.

‘Ne nuk e përcaktojmë në tavolinë kush është kryetari i PD-së, ata duan të na imponojnë ne kryetarin. Mbi të gjitha, unë jam i lumtur me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën’, përfundoi fjalën e tij kreu i PS-Tiranë.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Tirana, 100 vjet kryeqytet/Veliaj: Çdo lagje do të ketë sheshe për argëtimin e fëmijëve

Deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në një intervistë ekskluzive për “Syri Tv”, foli rreth kërkesës së opozitës për ndryshimin e sistemit, si shihet kjo kërkesë nga mazhoranca dhe nëse implementimi i një sistemi të ri do të arrinte të përmirësonte apo jo situatën ku ndodhet politika shqiptare. Pyetjes së […]