Bushati:Admironi Shqipërinë këtë verë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 26 Seconds

Nëpërmjet një interviste ekskluzive për gazetaren dhe moderatoren Rudina Xhunga, deputeti socialist, Ervin Bushati ka folur rreth bukurive të trojeve tona, si pika strategjike dhe me interes për t’u vizituar nga turistët shqiptarë dhe të huaj. 

Bushati ka shprehur se promovimi i turizmit vendas këtë vit për shkak të situatës, le të jetë faktor shtysë për të njohur më tepër çdo cep të Shqipërisë. 


Më poshtë, deklarata e plotë e deputetit: 

‘Shqipëria ka shumë vende të bukura për të vizituar. Gjirokastra është ‘perlë’, e mbrojtur nga UNESCO dhe gjithë zonat rrotull tregojnë për një civilizim të hershëm të shoqërisë shqiptare që na bën të ndihemi krenarë. Të gjithë mund të shikojnë nga pak histori, mund të provojnë nga kulinaria e mrekullueshme e kësaj zone dhe të shohin këto ‘perla’ të natyrës në këto vargmale dhe fushën e Çajupit. Ka qenë një oportunitet për ne dhe kjo duhet shfrytëzuar sepse Shqipëria është dashuria e parë dhe të gjithë kemi mundësinë që këtë vit të vizitojmë, eksplorojmë, të njohim dhe të ndihmojmë vendin tonë në këto pushime. Ka kaq shumë vende për të zbuluar dhe vendi ynë ka një klimë të mrekullueshme sepse në këtë periudhë ka një tendencë për të mbipopulluar plazhet, ndërkohë që natyrshëm ashtu siç e shohim dhe tek turistët e huaj që i kanë rënë llogarisë, në verë shkojnë në male sepse koha është fantastike, ushqimi është shumë i mirë, është freskët dhe duket si një realitet tjetër’, theksoi kreu i PS-Tiranë.

https://youtu.be/uy_nNwe9tmY

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Padi nga kunati i Bashës, deputeti Bushati fiton gjyqin

Nëpërmjet një interviste ekskluzive për gazetaren dhe moderatoren Rudina Xhunga, deputeti socialist, Ervin Bushati ka folur rreth bukurive të trojeve tona, si pika strategjike dhe me interes për t’u vizituar nga turistët shqiptarë dhe të huaj.  Bushati ka shprehur se promovimi i turizmit vendas këtë vit për shkak të situatës, […]