Bushati: Sjelljet e papërgjegjshme të zotit Basha, imazh i keq për vendin

Editor
Read Time3 Minutes, 5 Seconds

Fjala e deputetit Ervin Bushati gjate debatit ne “A show”.


Shkurtimisht një mendim për situatën në vend, ngjarjet e dhunshme dhe sjelljet fëminore dhe të papërgjegjshme të zotit Basha të cilat po dëmtojnë imazhin e vendit, në “A Show” me Adi Krastën në News 24.

1- Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga sjellja totalisht e papërgjegjshme e zotit Basha. Papjekuria e tij politike dhe dëshira për karrige e pushtet po e çon zotin Basha në një rrugë pa krye.
2- Kush ka të drejtën që të ndalojë një popull të votojë? Ky është një rast i paprecendet, nuk ndodh në asnjë vend të botës. Dita e zgjedhjeve nuk është dita jonë, ajo është dita e qytetarëve.
3- Është fatale dhe në kundërshtim me ligjin të mos votosh, ky kërcënim i PD-së që sdo të ketë zgjedhje, më duket se zoti Basha po digjet kot dhe me duart e veta.
4- Partia Demokratike di vetëm të hedhë baltë e të frikësojë madje edhe ndërkombëtarët. Ne nuk na e kanë fajin të huajt, nuk na e ka fajin ambasada amerikane që thotë se zgjedhjet dhe parlamenti janë legjitime dhe të vazhdojë punën. Nuk na e ka fajin ambasada dhe qeveria gjermane e cila bën ftesë që Shqipëria të futet në Europë, nuk e ka fajin OSBE/ODHIR që shkojnë e i shkruajnë poshtë shtëpisë mesazhe kërcënuese, por është turp për ne si popull kur e mbajmë veten si mikpritës. Të gjithë të huajt por edhe ne qenkemi gabim, vetëm PD na paskërka të drejtë.
5- Ne shpresojmë që qyetarët shqiptarë të distancohen nga dhuna. Ata duhet të kuptojnë që çdo gjë që ata po bëjnë e bëjnë për karrige, jo se u interesojnë hallet e qytetarëve.
6- Zoti Basha po e djeg Shqipërinë me sisteme ruse, po e djeg Shqipërinë me Molotov vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër, por sdo të bëhet sepse ai është futur në një rreth vicioz ku do ta ketë të vështirë të dalë prej saj.
7- Një njeri që thotë 100 arsye se pse duhet të ikë ky kryeministër dhe të gjitha argumentat i ndryshon çdo ditë dhe nuk thotë asnjë arsye se pse duhet të rrijë, kjo tregon se ai nuk ka ballancë, simetri dhe kur nuk ka simetri e nuk sjell nga të dyja krahët argumenta nuk ka vlerë.
8- Pavarësisht shkrimeve qarkulluar ditët e fundit nga mediat gjermane, nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë qeveria gjermane nuk do të bënte ftesë që të pranohet hapja e negociatave me Shqipërinë. Artikulli “Pse digjet Ballkani” nga gazeta “Bild” ka kuptim më të thellë se një lexim sipërfaqësor, ka një skenar anti perëndimor, anti NATO si në Maqedoni dhe në Shqipëri që është po i njejti. Edhe shkrimi i New York Times në shkrimin e saj fliste për ndikimin në Itali, në Austri, Gjermani, për vendet e ballkanit ku po financohen idologji antiperëndimore dhe anti NATO.
9- Sot Shqipëria është shumë më mirë se 30 vjet përpara. Ne presim rrugë të shkurtra por nuk ka rrugë të shkurtra. Punët e mira duan kohë, asnjë vend nuk bëhet parajsë sa hap e mbyll sytë.
10- Shqipëria nuk ka nevojë për kundërshtarë, duhet të jemi të bashkuar drejt rrugës europiane që kemi ndërmarrë.

Debati i plotë në “A SHOW”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Një pasdite në këndin tonë kreativ

Fjala e deputetit Ervin Bushati gjate debatit ne “A show”. Shkurtimisht një mendim për situatën në vend, ngjarjet e dhunshme dhe sjelljet fëminore dhe të papërgjegjshme të zotit Basha të cilat po dëmtojnë imazhin e vendit, në “A Show” me Adi Krastën në News 24. 1- Shqipëria nuk ka asnjë […]