Bushati: Shteti ligjor, kryefjala e kësaj qeverie

administrator
Read Time1 Minute, 49 Seconds

“Më në fund Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm reformash, ekonomia dhe shoqëria shqiptare po orientohet drejt një sistemi ligjor, një shteti ligjor. Ky është thelbi demokracisë”. Kështu është shprehur deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në televizionin Scan në emisionin “Përballje” nga gazetari Franko Egro.

I ftuar për të folur për programin ekonomik të Partisë Socialiste dhe jo vetëm, Bushati nënvizoi se ky katër vjeçar ka qenë viti i reformave të mëdha dhe përsa i përket ekonomisë, financat publike sipas Bushatit janë më të mirat që ka patur ndonjëherë Shqipëria. “Në 2013 ne i gjetëm financat publike në ditën e tyre më të zezë, të krahasueshme me financat e vitit `97, me një borxh ndaj kompanive 720 mln dollar, por sot financat publike janë më të mirat që kanë qenë ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. Kemi financat më të konsoliduara në 27 vite të tranzicionit të Shqipërisë. Defiçiti buxhetor është 2.2% ndërsa rritja ekonomike 3.5%. Këtë nuk e themi ne por ndërkombëtarët, Banka Botërore, FMN, etj”.

Duke folur për programin ekonomik, Bushati është shprehur i bindur që në këto 4 vite qeverisjeje është bërë shumë, por mbetet ende për t`u bërë. “Ne jemi me këmbë në tokë. Në këto vite kemi ndërmarrë këto hapa të rëndësishëm, por jemi të vetëdijshëm se nuk kemi bërë aq sa do të dëshironim të bënim. Ka ende mjaft njerëz që jetojnë në varfëri. Ka ende shumë të rinj që janë të papunë. por jemi të bindur që kemi bërë shumë dhe efektet ndjehen në popullatë. Por më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur nëse kthehemi pas në të shkuarën”.

Më poshtë mund të ndiqni të plotë debatin ku ishte i ftuar deputeti Bushati. Programi ekonomik i Patisë Socilaliste dhe jo vetëm ishin fokusi kryesor i këtij debati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfare ka ndodhur më 18 maj?

“Më në fund Shqipëria po kalon një moment të rëndësishëm reformash, ekonomia dhe shoqëria shqiptare po orientohet drejt një sistemi ligjor, një shteti ligjor. Ky është thelbi demokracisë”. Kështu është shprehur deputeti socialist, Ervin Bushati, i ftuar në televizionin Scan në emisionin “Përballje” nga gazetari Franko Egro. I ftuar për […]