Bushati: Shqiptarët në Europë janë qytetarë model, familjarë të përkushtuar dhe të zotë në biznes

Editor
Read Time4 Minutes, 5 Seconds

Fjala e plotë e deputetit Ervin Bushati gjatë seancës parlamentare datë 18/04/2019.

Të nderuar deputetë,

Në të gjitha nivelet diplomatike, edhe nga takimi i fundit në Strasburg, ku ministrja e jashtme e Kroacisë, ministri i jashtëm i Belgjikës, të gjithë diplomatët, fjala e parë kur përmendet Shqipëria është Reforma në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e Kroacisë na shprehu opinionin e saj si ministre e jashtme, që reforma e bërë në Shqipëri është më e thellë dhe më e gjerë se sa ajo e ndërmarrë edhe në Kroaci. Një reformë e cila paraqet vullnetin e qytetarëve, për të pasur një drejtësi të vërtetë në një vend që nuk ka patur ndonjëherë drejtësi.

Po të shikojmë rezultatet 45% e atyre që kanë qenë gjyqtarë apo prokurorë kanë mundur të kalojnë fazën e “vettingut”, pra nga 111 raste ndër to 45 janë shkarkuar, 50 janë konfirmuar dhe 16 kanë dhënë dorëheqjen. Kjo tregon se sa e drejtë ka qenë dëshira, vullneti dhe vota e shqiptarëve për të ndryshuar dhe për të riformatuar sistemin e drejtësisë.

E gjithë kjo punë që po kryhet është mirë që patjetër të funksionojë, të kërkohet nga qytetarët shqiptarë si një detyrë e cila është zbatuar dhe duhet zbatuar akoma më tej, prandaj kjo strategji që ne miratojmë është në funksion të asaj që kërkojnë qytetarët shqiptarë, ajo që është bërë dhe do vazhdohet të bëhet. Patjetër që duhet të dihet nga qytetarët, duhet të shkojë në të gjitha nivelet e shoqërisë, që nga shkolla, në vendet e punës, në institucione që qytetarët shqiptarë të kërkojnë me të drejtë atë që është Drejtësia.

Përsa i takon rezolutës së ndërmarrë nga një forcë politike në parlamentin holandez, më lejoni të jap disa shifra që tregojnë nivelin apo argumentin me të cilin po themi që kjo është një sipërmarrje e brendshme politike dhe nuk ka të bëjë me realitetin shqiptar. Në Greqi ka 676.846 shqiptarë, në Itali ka 522.647, pastaj vazhdon Maqedonia, Amerika, Gjermania, Kanadaja, Turqia, Anglia, Franca, Australia etj. (Këto sipas të dhënave të Ministrisë së Diasporës po i citoj). Pra në Hollandë ka shumë më pak shqiptarë në raport me popullatën për më tepër, apo nuk del as në statistika me atë që paraqet një realitet të brendshëm të politikës hollandeze.

Në qoftë se nuk kemi problem me shqiptarët në Greqi, aty ku janë numri më i madh dhe në raport me popullatën janë patjetër rekord, në qoftë se shqiptarët nuk përbëjnë problem në Itali, nuk përbëjnë problem në Maqedoni, në Amerikë, Gjermani, Kanada , Turqi, Angli kjo tregon që mund të jetë një problem i brendshëm, një problem ligjor i një qeverisjeje apo një politike e cila e deklaron, siç është rasti i forcave politike të një spektri të caktuar të djathtë në Hollandë dhe nuk ka të bëjë asgjë me realitetin e asaj që është modeli shqiptar i bashkëjetesës, modeli shqiptar i punës, modeli shqiptar i të bërit biznes në çdo vend të europës ku ata janë.

Sot është fakt që shqiptarët janë qytetarë të respektuar, qytetarë të nderuar, krijojnë vende pune, punësojnë italianë në Itali, janë sot kandidatë për parlamentin europian në Belgjikë, kandidojnë për Këshillat Bashkiakë në Itali, kandidojnë për parlamentin europian në Greqi dhe nuk janë problem.

Pra, fenomeni shqiptar nuk është një fenomen kriminal, por është një rast suksesi, është një rast i cili nderon shqiptarët në çdo vend të europës apo të botës ku ata janë. Nëqoftëse ka një problem ligjor apo kriminaliteti, vetëm ky vend që ka bërë rezolutën, nuk është problemi i shqiptarëve, se po të ishte ashtu në raport me popullatën do të duhej të ishte në Greqi, Itali, Gjermani, Amerikë apo Kanada.

Prandaj është momenti që politika shqiptare të paktën të jetë e qartë në këtë pikë, që të mos vazhdojë këtë histeri apo këtë valë vetëm për tu përdorur për politikë në Shqipëri për të goditur gjithçka, qoftë edhe për të qënit shqiptar a thua sikur të jetë faji i kësaj mazhorance të jesh shqiptar vetëm e vetëm për të sunduar apo për të marrë një pushtet që nuk i takon dhe që nuk e mer dot me votë.

Ndaj te nderuar kolegë ta votojmë këtë strategji për reformën në drejtësi e cila ka dhënë frytet dhe do vazhdojë të japë fryte të mëtejshme, sepse është kurora e reformave që ne kemi ndërmarrë të gjithë bashkë. Faleminderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Njerëz në Zemër/ Aida Llazani, femra që dhuron dashuri për Njësinë 8

Fjala e plotë e deputetit Ervin Bushati gjatë seancës parlamentare datë 18/04/2019. Të nderuar deputetë, Në të gjitha nivelet diplomatike, edhe nga takimi i fundit në Strasburg, ku ministrja e jashtme e Kroacisë, ministri i jashtëm i Belgjikës, të gjithë diplomatët, fjala e parë kur përmendet Shqipëria është Reforma në […]