Bushati: Shoqëria ka në dorë hapjen e Ekonomisë

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 52 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste ishte i ftuar në një intervistë nga ‘Syri Tv’ ku foli rreth situatës aktuale pandemike në vend dhe nismës më të re të qeverisë, amnistia fiskale, e cila pritet të ndikojë në ringritjen e shpejtë ekonomike të vendit.

‘Kemi folur për këtë iniciativë që para nëntorit të vitit të kaluar. Ka qene një nga iniciativat e një zinxhiri masash për të ndikuar në ekonominë shqiptare. Ka qenë e harmonizuar me gjithë legjislacionin dhe ligjet që  po ndërmarrim për të formalizuar ekonominë dhe për t’i dhënë një impuls të shtuar, sidomos pas goditjes nga tërmeti apo situatës aktuale pandemike. Pra, këto të gjitha kanë qëne të sinkronizuara me gjithë situatat. Nga kjo situatë nuk mund të përfitojnë ata që i kanë vënë të ardhurat nga aktivitete kriminale, përjashtohen gjyqtarët, politikanët dhe policët. Është një mundësi për emigrantët që të deklarojnë të ardhurat e tyre dhe që këto fonde tashmë të jenë të ligjshme.

Të gjitha iniciativat do zëvendësojnë aktivitetin e munguar nga dy fatkeqësitë natyrore, pra tërmeti dhe pandemia’, shprehu Bushati.

Më tej deputeti shpjegoi se me nisjen e rindërtimit, ekonomia shqiptare do të mund të ringrihet më kollaj pas këtyre sfidave.

‘Më pas kemi edhe rindërtimin ku këto para qe do shtohen parashikohen në masën 1.5 mld euro, pra 10% e GDP-së. Ekonomia shqiptare ka gjithë potencialet që të dalë më e fuqishme nga kjo situatë. Paratë janë aty, gati për t’u investuar dhe sektorët e indrustrisë e biznesit janë gati për të filluar punë. Shpresojmë që këtë javë hapja e ekonomisë të jetë efektive. Lehtësirat fiskale dhe monetare do t’i japin një shtysë ekonomisë. Mendoj që do dalim me shifra pozitive në fund të vitit.

Normaliteti i ri ekonomik nuk do jetë ai që jemi mësuar të shohim. Sot bota po lëviz në të njëjtin ritëm dhe në të njëjtin drejtim drejt hapjes ekonomike në të gjithë botën, pra jemi të sinkronizuar’, shpjegoi Bushati.

I pyetur lidhur me hapjen e aktivitetit ekonomik dhe masave lehtësuese, Bushati pohoi se shoqëria shqiptare e ka vetë në dorë, për sa kohë respekton masat dhe është e ndërgjegjësuar.

‘Durimi dhe përgjegjësia që tregoi shoqëria shqiptare ndaj masave të ndërmarra nga qeveria patën rezultat shumë të mirë dhe këtë gjë e tregon shifra e ulët e vdekshmërisë në vend. Ne kemi vepruar si një trup dhe kemi patur rezultate shumë të mira. Ky durim dhe ky trup që kemi formuar nuk duhet humbur.

Shëndeti dhe ekonomia janë si dy krahët e një trupi të vetëm, pra nuk duhet t’i kompromentojmë, por duhet t’i shohim si bashkëpunues.  Shoqëria shqiptare dhe bizneset e kanë vetë në dorë se kur hapet ekonomia, pra kjo lidhet me përgjegjshmërinë e tyre sociale. Ne mund të jemi gati, e hapim nesër turizmin, por kjo nuk bëhet vetëm. Ka shumë aktorë të tjerë që ndërvaren. Sa më i përgjegjshëm të jetë biznesi dhe sa më mirë t’i zbatojë masat e mbrojtjes, aq më shumë liri do marrë nga qeveria’, theksoi së fundmi deputeti, Ervin Bushati.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Amnistia fiskale, Bushati: Hap drejt ringritjes ekonomike📈

Deputeti i Partisë Socialiste ishte i ftuar në një intervistë nga ‘Syri Tv’ ku foli rreth situatës aktuale pandemike në vend dhe nismës më të re të qeverisë, amnistia fiskale, e cila pritet të ndikojë në ringritjen e shpejtë ekonomike të vendit. ‘Kemi folur për këtë iniciativë që para nëntorit […]