Bushati: Rindërtimi dhe Integrimi, prioritet për mazhorancën🇦🇱🇪🇺

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 46 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të ‘ABC News’ ku foli rreth prioriteteve  mazhorancës të tilla si integrimi në BE dhe rindërtimi, si edhe foli rreth letrës së presidentit dërguar në Bruksel, të cilën Bushati e quajti ‘tradhëti’ ndaj popullit shqiptar.

‘Integrimi në Bashkimin Evropian është sfida e Shqipërisë që me rënien e diktaturës komuniste. Do të ishte mirë që presidenti të lobonte për Integrimin, Rindërtimin apo Reformën në Drejtësi dhe më vjen keq që në vend që të lobojë pozitivisht, Meta ka bërë të kundërtën. Letra e dërguar në Bruksel nuk mbështet Shqipërinë, nuk thotë në asnjë moment që Shqipëria meriton hapjen e negociatave sepse këtë e meritojnë shqiptarët dhe që në këto 30 vite vendi ynë ka bërë shumë’, deklaroi deputeti socialist.

-Më tej Bushati ka shtuar se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave sepse duke qenë më pranë familjes evropiane, fokusi i Evropës ndaj nesh do të jetë edhe më i shtuar.

‘Ka shumë merita të cilat Meta duhet t’i promovonte, por nuk e ka bërë. Kjo është si një tradhëti ndaj shqiptarëve dhe nuk ka të bëjë me mazhorancën.  Formula e pagëzimit të një gjyqtari nuk duhet të ishte kryefjala e një presidenti që ka kaq shumë për të folur. Nuk është kjo mënyra për të adresuar ‘problemet sipas tij’ duke penguar Shqipërinë të jetë pjesë e BE-së nëpërmjet manifestimeve’, pohoi Bushati. 

-I pyetur lidhur me manifestimin e Metës, Bushati nënvizoi se protestat në demokraci janë të shëndetshme, por e gjitha varet nga ‘Kush’, ‘Si’ dhe ‘Kur’ bëhen ato.

‘Së pari protestat në botë zhvillohen nga qytetarët dhe jo nga partitë politike. Partitë politike e masin mirë forcën, bëhen gati për zgjedhje dhe shkojnë fitojnë zgjedhjet. Kjo është mënyra e shprehjes së tyre.

Së dyti presidenti nuk është aty për të protestuar, por për të qenë mbi palët dhe për të folur në emër të shqiptarëve sepse ka shumë për të thënë në këtë periudhë.


Së treti, mjetet e protestës ishin të gabuara. SHBA-të reaguan menjëherë për mënyrën se si u përdor flamuri. Presidenti mori flamurin amerikan pa leje. E njëjta gjë ishte bërë edhe me lulet e mimozës të përdorura në protestë, të cilat ishin të vjedhura sepse mimozat nuk tregtohen. Presidenti ka vetëm dy zgjidhje, nëse mendon se i janë vjedhur kompetencat, ta marrë dhe ta çojë si çështje në Komisionin e Venecias ose le të presë sa t’i mbarojë mandati dhe të dalë si lider politik e të kërkojë që vendi të kalojë në Republikë Presidenciale. Meta nuk është presidenti i shqiptarëve, por po bën fushatë politike. Ndryshe nga ai, në si mazhorancë jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka për të hyrë në Evropë dhe kjo na dallon nga të tjerët’, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

 

Intervista e plotë: 

’Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Koronavirusi zyrtarisht në Shqipëri/ Menaxhimi i kontakteve dhe vetkarantina

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive në studion e lajmeve të ‘ABC News’ ku foli rreth prioriteteve  mazhorancës të tilla si integrimi në BE dhe rindërtimi, si edhe foli rreth letrës së presidentit dërguar në Bruksel, të cilën Bushati e quajti ‘tradhëti’ ndaj […]