Bushati: Mazhoranca në fokus, vetëm sfidat e Shqipërisë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 27 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e ‘Ditari’ në A2, ku foli për letrën që presidenti Meta ka dërguar në Bruksel lidhur me ngërçin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe shprehu se qeveria nuk duhet të shpërqëndrohet nga teatri i presidentit dhe veprimet e tij.

Bushati deklaroi se  presidenti ka axhendën e tij politike dhe se nuk i takon të merret me çështje të tilla.

‘Meta nuk po flet në emër të shqiptarëve sepse nuk po flet për rindërtimin apo integrimin. Ai po flet për formulën e betimit të gjyqtarëve, gjë që është qesharake’, nënvizoi deputeti.

Më tej Bushati shtoi se presidenti nuk e shpërndan dot Parlamentin dhe për më tepër ai po manipulon Kushtetutën për arsye politike.

‘Qeveria nuk mund të shpërqëndrohet nga teatri i presidentit. Qytetarëve iu interesojnë shtëpitë e reja që do t’i marrin falas nga shteti dhe jo mënyra e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese’, pohoi deputeti socialist.

I pyetur lidhur me amnistinë fiskale, si një ndër nismat më të reja të qeverisë që pritet të çojë ekonominë përpara, Bushati shprehu se kemi një rritje të vazhdueshme dhe të njëtrajtshme të ekonomisë.

‘Ajo që do të ndodhë është formalizimi i ekonomisë. Kemi një Reformë në Drejtësi të lidhur me bllokimin e pronave të krimit. Bllokimi i pronave të krimit është një operacion thellësisht ekonomik. Kjo iniciativë ka kryefjalë demotivimin e krimit sepse nëse i marrim pronat, krimi nuk do ta shohë të leverdisshme operimin’, theksoi së fundmi kreu i PS-Tiranë.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati: Rindërtimi dhe Integrimi, prioritet për mazhorancën🇦🇱🇪🇺

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e ‘Ditari’ në A2, ku foli për letrën që presidenti Meta ka dërguar në Bruksel lidhur me ngërçin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ku edhe shprehu se qeveria nuk duhet të shpërqëndrohet nga teatri i presidentit dhe veprimet e […]