Bushati: Opozita nuk ofron bashkëpunim, por luftë politike

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 22 Seconds

Deputeti i familjes socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për ‘Syri Tv’, ku foli rreth situatës në vend dhe përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare për kapërcimin e gjendjes së pandemisë.

Bushati deklaroi se ajo që ka rëndësi është dalja nga kjo situatë me sa më pak humbje njerëzore sepse ekonomia rikthehet, por njerëzit jo.

‘Me rëndësi është të dalim me sa më pak me humbje njerëzore, të dalim si shoqëri më e fortë në konceptin e solidaritetit njerëzor dhe koordinimit me masat ligjore, pra të jetë kjo frymë mes masave të qeverisë dhe zbatueshmërisë nga ana e qytetarëve.

Sigurisht që nëse zbatohen masat e vendosura, jeta sociale mund të fillojë të hapet me fasho, të hapen bizneset, shkollat, shoqëria dhe të gjitha këto i kemi ne në dorë’, shprehu Bushati.

I pyetur nga gazetari se përse fondi për përballimin e situatës nga ana e autoriteteve kosovare është më i lartë krahasur me Shqipërinë, deputeti socialist vuri në dukje sfidat në të cilat ka kaluar Shqipëria kohëve të fundit dhe dëmet ekonomike që i janë shkaktuar.

‘Ka shumë mënyra si reagojnë shtetet lidhur me situata të caktuara. Kosova nuk kaloi situata të tilla si ajo me tërmetin që kaluam ne. Qeveria, ekonomia dhe shoqëria shqiptare mbajtën mbi supe dy kriza shumë të mëdha, pesha aq të rënda sa ndoshta ndonjë shtet tjetër nuk do të mund ti mbante.

Kemi më shumë ngarkesë së vendet e tjera dhe këto fonde janë ndarë për të shkuar edhe për rindërtimin’, shpjegoi kreu i PS-së Tiranë.

Më tej, i pyetur lidhur me rekomandimet e opozitës dhe sa për bazë janë marrë këto të fundit, Bushati deklaroi se opozita në asnjë moment nuk ka qenë në sinkron me masat e marra, por ka përdorur situatën për të hapur një luftë politike.

‘Deri më sot opozita nuk ka qenë në sinkron me masat që janë marrë për të ruajtuar shoqërinë, për të ruajtur kohezionon dhe për të dhënë tone bashkëpunimi dhe solidariteti, por e ka kthyer në një luftë.

Duhet të bëhemi bashkë dhe të funksionojmë dhe jo të dalim në teza politike.

Opozita është konfuze dhe nuk dua t’i hyj logjikës së tyre. Është mirë që të jenë në linjë me shoqërinë kundër armikut të përbashkët sepse kjo është një luftë dhe në momentin që do dalim nga kjo gjendje, mund të shkojnë në pozicionin e tyre politik, pastaj janë zgjedhjet ato që vendosin’, theksoi deputeti socialist, Ervin Bushati.

Intervista e plotë:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vullnetare të huaja që zgjodhën të kontribuojnë në Shqipëri

Deputeti i familjes socialiste, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë ekskluzive për ‘Syri Tv’, ku foli rreth situatës në vend dhe përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë shqiptare për kapërcimin e gjendjes së pandemisë. Bushati deklaroi se ajo që ka rëndësi është dalja nga kjo situatë me sa më […]