Bushati në Top Talk/ Hapat për menaxhimin e post-tërmetit

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 26 Seconds

“Të dalim në metodologji ku fillimisht të garantohet jeta e qytetarëve, të garantohet infrastruktura si edhe të ketë parametra të saktë se sa merr një familje”, kështu u shpreh deputeti Bushati për mënyrën se si duhet të menaxhohet situata post-tërmet në të cilën ndodhet vendi ynë.

“Ka një kohë për të shpëtuar, ka një kohë për të kërkuar përgjegjësi dhe ka një kohë për të rindërtuar. Me rëndësi është të vendosen parametra teknologjikë që këto situata të mos rrezikojnë më jetën e qytetarëve, pra ato ndërtesa që do të ndërtohen, të na garantojnë ne jetën. Së dyti duhet të garantohet infrastruktura. Ne kemi shumë diga dhe nëse do të ishin shembur digat më 26 nëntor ne do të kishim të kombinuar një tërmet me një përmbytje. Në këtë mënyrë do të ishte mirë që struktura shqiptare të ishte e mbrojtur nga tërmeti. Shtyllat e tensionit të lartë, rrugët dhe urat duhet të na mbrojnë nga fatkeqësi të tilla natyrore”, u shpreh deputeti Bushati.

Më tej ai shtoi se së treti duhet të kishte një lloj mënyre shkëmbimi nëpërmjet një bonoje të caktuar, ku secila familje merr bono në varësi të numrit të anëtarëve që ka.

“Me këto bono familjet duhet të shkojnë te dikush që dëshiron të shkëmbejë apartamentet”, shtoi deputeti i PS.

Sipas Bushatit, kjo lloj zgjidhje e parashtruar nga ai, do ta bënte më të shpejtë shkëmbimin dhe u jep mundësi njerëzve të zgjedhin vetë se ku duan të jetojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deputeti Bushati në Top Talk/20 miliardë për rindërtimin nga buxheti i shtetit

“Të dalim në metodologji ku fillimisht të garantohet jeta e qytetarëve, të garantohet infrastruktura si edhe të ketë parametra të saktë se sa merr një familje”, kështu u shpreh deputeti Bushati për mënyrën se si duhet të menaxhohet situata post-tërmet në të cilën ndodhet vendi ynë. “Ka një kohë për […]