Bushati: Në fokus, ringritja ekonomike

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 41 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave lidhur me ligjin e Bursës u shpreh se:

Ky projektligj është tejet i rëndësishëm, pasi vjen në një moment shumë delikat për vendin tonë  dhe se  vëmendja ndaj tij duhet të jetë maksimale, aq më tepër pas tërmetit dhe situatës së bllokimit të ekonomisë për shkak të pandemisë. Për vendin tonë kjë është drita e artë në fund të tunelit, një mekanizëm për të rivlerësuar apo ringritur ekonominë shqiptare, ku në fokus të saj janë përmirësimet e shërbimeve në treg për qytetarët . Në fakt, biseda mbi këtë ligj është njësoj si të flasësh për ligjet e mekanikës apo ligjet e universit që ekzistojne dhe që ne i dimë, pra ky treg ekziston pavarësisht se është jashtë gravitetit, fokusit tonë apo financave publike. Ajo çfarë ne kemi bërë është se kemi pritur që nga fillimi i hapjes së tregjeve, që ky treg të jetë funksional dhe që Shqipëria të ketë një Bursë të saj. Por, ajo që duhet thënë është se asnjëherë nuk është nisur të aktivizohet ky ligj, aq më tepër të shkojë në potencialin e tij  dhe se përveç fazave fillestare, ne jemi duke pritur që të kemi Bing Bang-un e madh, kur nuk kemi bërë as hapat mekanikë më të vegjël që ky treg të nisë ‘të ecë’.

Që ky “univers” të jetë direkt funksional, duhet që së bashku me qeverinë, Minisritë, të ulemi dhe të diskutojmë rreth pikave kyçe që duhen zbatuar që e gjitha kjo të fillojë të jetë ‘e gjallë’, por nga ana tjetër, vetë Bursa e sapo krijuar të vendosë disa hapa dhe një afat kohor sesi mund të ristartojë .

Janë tre fusha ku  duhet të fokusohemi :

**E para* ka të bëjë me zhvillimin dhe rritjen e tregut kapital e privat. Është e rëndësishme që ky treg të fillojë të funksionojë dhe njerëzit të kenë mundësinë të vlersojnë kompanitë, pse jo të jenë aksionerë të asaj kompanie, duke filluar nga ato që janë më të njohura, e deri tek Bankat që operojnë në Shqipëri .

**E dyta* konsiston në një mision vlerësues publik për qeverisjen. Në sensin e performancës së qeverisjes me financat publike, pra nëse shohim se ka një interes për obligacionet e shtetit, për mënyrën sesi meren masat, normat, qytetarët do të fillojnë dhe të kuptojnë e vlerësojnë këto faktorë dhe të arrijnë në përfundimin që nuk është vetëm politika instrumenti faktorial për vlerësimin. Pse jo, në këtë mënyrë mund të kemi dhe një mision studimor për studentët në mënyrë që të mësojnë të vlerësojnë qeverisjen, performancën e Ministrisë së Financave dhe që ky mision të jetë sa më i frytshëm .

**E treta*, por jo më pak nga rëndësia është përmirësimi, standardizimi apo dhe rivlerësimi i shërbimeve publike. Ne kemi shumë kompani të cilat i mendojmë si kompani shtetërore dhe që na shërbejnë përditë, duke përmendur këtu OSHEE, UKT apo dhe shumë të tjera, ku vlerësimi në vlerën e tyre kapitale do të bënte të mundur performimin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj qytetarëve, ose në të kundërt do të ishin kompani të tregtuara publikisht .

Këto janë tre fushat apo tre parimet më kryesore pasi ky treg vazhdon, por ajo çfarë ne nuk kemi arritur të bëjmë është se as nuk e kemi të matshëm, as të vlerësuar dhe aq më tepër për ta përdorur si instrument për zhvillimin e ekonomisë shqiptare .

Që ekonomia shqiptare të ketë një zhvillim të lartë, duhet që vendimmarrja e Komisionit tonë në vlerësim, në degjesë të jetë në mënyrë permanente dhe të bëhen në mënyrë periodike raportimet e Bursës apo institucioneve të tjera që kanë të bëjnë me tregjet kapitale në mënyrë që ne të marrim maksimumin e tyre, për të arritur atë Bing Bang-un e madh që e gjithë Shqipëria e dëshiron.

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Masat lehtësuese, Rama publikon planin e rihapjes

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave lidhur me ligjin e Bursës u shpreh se: Ky projektligj është tejet i rëndësishëm, pasi vjen në një moment shumë delikat për vendin tonë  dhe se  vëmendja ndaj tij duhet të jetë maksimale, aq më tepër […]