Bushati: ‘Misioni vijon’, ‘Familja e Zemrës’ pranë njerëzve në nevojë

Bleona Hoxha
Read Time3 Minutes, 23 Seconds

Kreu i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, në një intervistë për ‘Repolitix’ foli për nismën e ndërmarrë nga njësia nr.8 me anë të së cilës janë ndihmuar njerëzit në nevojë në këtë periudhë pandemie që ka kapluar vendin.

Deputeti socialist shprehu se në këto momente të vështira që po kalon vendi, i është gjendur pranë njerëzve nëpërmjet ndihmave konkrete ushqimore.

‘Ne po kalojmë një situatë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë dhe ndoshta edhe të botës. Në këto kohë të vështira ne përpiqemi të jemi pranë atyre që kanë më shumë nevojë, pra pensionistët, njerëzit me ndihmë sociale apo nënat kryefamiljare. Shoqëria funksionon si një zinxhir dhe mund të këputet në hallkën e tij më të dobët, prandaj ky është momenti që të tregojmë solidaritet dhe përkujdesje për qytetarët shqiptarë që janë më në nevojë. Këtë iniciativë ne e kemi nisur që me tërmetin e shtatorit të vitit të kaluar dhe e kemi vijuar natyrshëm në tërmetin e nëntorit, si edhe në këtë situatë pandemike ku jemi. Nisma vijon çdo ditë dhe njësia administrative nr.8 qëndron çdo ditë pranë njerëzve në nevojë.

Kjo është  një mënyrë simbolike për t’u treguar njerëzve që ‘mund të bëjmë më shumë’, shprehu Bushati.

I pyetur lidhur me periudhën kur masat lehtësuese do adaptohen në shoqëri, deputeti shpjegoi se kjo tashmë varet në dorë të vetë shoqërisë.

‘Sa më të ndërgjegjshëm të jemi, sa më shumë të zbatojmë masat apo distancën sociale, aq më e lehtë do jetë të rikthehemi në jetën normale. Pra, nuk duhet t’i kërkojmë qeverisë afatin se kur do të kthehemi në jetën tonë normale, por ta shikojmë si përgjegjësi ndaj vetes. Është për t’u admiruar më fakt mbështetja e qytetarëve ndaj nismave të ndërmarra nga qeveria, kanë qëndruar në shtëpi dhe këtë e tregon numri i ulët i rasteve tragjike apo edhe infektimeve në vend. Nëse qeveria dhe shoqëria nuk do reagonin në kohën e duhur, sot mund të kishim viktima si në Itali apo në Spanjë’, pohoi  Bushati.

Teksa fliste për ndihmat që po u shpërndahen njerëzve në nevojë, Bushati i bëri thirrje  opozitës që të sensibilizohet dhe të solidarizohet me situatën duke u qëndruar qytetarëve pranë nëpërmjet ofrimit të ndihmave konkrete.

‘Kam një thirrje edhe për opozitën. Ato mund të mos jenë dakord me shumë nisma të qeverisë shqiptare, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ndihmojnë qytetarët më në nevojë. Do të doja shumë që t’i shikoja dhe nga krahu tjetër, pra deputetët e PD-së të bënin të njëjtën gjë. Nuk janë dakord me ne, prandaj dhe janë në opozitë, por do të ishte mirë që edhe kreu i opozitës të vinte dhe të shpërndante ndihma për njerëzit në nevojë.

Kjo situatë që po ndodh në gjithë botën na ka vënë në test si shtet, si qeveri, si shoqëri dhe ne patjetër duhet të ndihmojmë ata në nevojë.  Ne do e kalojmë bashkë këtë sfidë dhe do të dalim më të fortë si shoqëri.

Është për t’u admiruar mënyra se si shoqëria i është përgjigjur në sinkron kësaj sfide, në radhë të parë duke besuar masat e ndërmarra nga qeveria e duke zbatuar karantinën. Së dyti është për t’u admiruar mënyra se si shumë biznese, familjarë, politikanë kanë ndihmuar në njësitë e tyre duke u solidarizuar me situatën ku ndodhemi’, theksoi kreu i PS-Tiranë, Ervin Bushati.

Intervista e plotë:

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama prezanton nismën e qeverisë: Drafti për amnistinë fiskale gati këtë javë

Kreu i Partisë Socialiste në Tiranë, Ervin Bushati, në një intervistë për ‘Repolitix’ foli për nismën e ndërmarrë nga njësia nr.8 me anë të së cilës janë ndihmuar njerëzit në nevojë në këtë periudhë pandemie që ka kapluar vendin. Deputeti socialist shprehu se në këto momente të vështira që po […]