Bushati lexon për fëmijët në kampin e Vorës

Editor
Read Time59Seconds

Deputeti, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati, ka vizituar ditën e djeshme kampin e ngritur në Vorë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë vizitës së tij të radhës, në fokusin e deputetit socialist kanë qenë fëmijët, për të cilët ai lexoi dhe dhuroi disa libra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shkruan:

“Fëmijët kanë nevojë për dashuri, argëtim dhe LIBRA 📚👫🌞
Sot lexova për fëmijët e Kampit në Vorë, dhurova libra dhe u argëtuam të gjithë bashkë me animatorët e “Albfest”.
Solidaritet dhe kontribut i madh nga mijëra shqiptarë për të tejkaluar sfidat!
Jemi me këdo që ka nevojë!”

Kujtojmë tërmeti i 26 nëntorit la pas 26 viktima dhe qindra të plagosur. Në qytetet pranë epiqendrës, pati dëme të mëdha materiale. Edhe pse nuk pati të lënduar në njerëz, me dhjetra familje në Vorë mbetën pa strehë. Ndërkohë organet shtetërore dhe qindra vullnetarë u kujdesën që keto familje të kishin ndihmën e parë.

Më poshtë fotot

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ndizen dritat në sheshin "Skëndërbej"!

Deputeti, njëkohësisht kreu i Partisë Socialiste të Tiranës, Ervin Bushati, ka vizituar ditën e djeshme kampin e ngritur në Vorë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë vizitës së tij të radhës, në fokusin e deputetit socialist kanë qenë fëmijët, për të cilët ai lexoi dhe dhuroi […]