Bushati: Kushtetuta, ABC e çdo shteti. Meta ka vënë në rrezik demokracinë

Editor
Read Time2 Minutes, 24 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, njëkohësisht kryetari i PS Tiranë tha në lidhje me cështjen e shkarkimit të Presidentit Meta se Kushtetuta është baza e një vendi demokratik. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta nuk është konsultuar me Kushtetutën dhe është në shkelje totale të saj.

I ftuar në televizionin Fax News, Bushati shtoi se Meta, me veprimin e kryer (cdekretimin e zgjedhjeve) ka mbajtur anën e një krahu politik dhe ka acaruar situatën politike në vend duke vënë në rrezik demokracinë e brishtë që ka vendi ynë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shkruan:

KUSHTETUTA: ABC e çdo shteti🏛

Kushtetuta është baza e një vendi demokratik ⚖për funksionimin e shtetit të së drejtës⏳. Por pse Presidenti i Republikës nuk e merr në konsideratë 🗣Kushtetutën e vendit📖? Ku shkruhet në kushtetutë fjala çdekterim?📖🔍

Pikërisht duke qenë në shkelje totale të kushtetutës👁‍🗨, Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur Komisioin Hetimor për shkarkimin e tij, kjo pasi ne si mazhorancë jemi të bindur se presidenti ka tejkaluar kornizat e Kushtetutës shqiptare në momentin që mbajti anën e një krahu politik.🗳

Meta çdekretoi zgjedhjet 20 ditë para zgjedhjeve🗳. Nuk ka asnjë nen në Kushtetutë që njeh termin ❕çdekretim❕. Ishte pikërisht ky veprim i cili çoi me tej acarimin e situatës politike në vend. Interpretimi që Meta bëri përtej ligjit ⚖, ka vënë në rrezik demokracinë e brishtë që ka vendi ynë.

Në fakt, ne e kemi zgjedhur vetë presidentin Meta, ai ka një karrierë të pasur politike, me background të gjërë. Por presidenti duhet të sillet si president i të gjithë shqiptarëve.👩‍👩‍👦Jemi në një moment deçiziv për vendin, 🇦🇱pasi jemi në hap larg për të hapur negociatat për në BE🇪🇺kështu që çdekretimi ishte moment ✖negativ. Presidenti nuk duhet të vërë interesat e tij dhe të partisë së tij para interesit të vendit dhe shqiptarëve.

Por presidenti i pranishëm në mbledhjen e Komisionit Hetimor u justifikua me faktin se ai kishte informacion se do të ketë sulm mbi Kuvendin e Shqipërisë. 📌Si vallë u informua presidenti për këtë, ose më saktë në rast të një informacioni të tillë presidenti duhej të vepronte sipas ligjit dhe kushtetutës📖. Ai nuk duhej ta mbante për vete këtë informacion sipas tij kaq të `rrezikshëm`🆘 për vendin, por duhet ta ndante atë me kryeministrin, me ministrin e Brendshëm, të mblidhte këshillin e sigurimit.

*Nuk është në përgjegjësinë e presidentit që të mbaj këtë sekret.


Më poshtë emisioni i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Angela Merkel e sheh Gjermaninë para sfidave të mëdha

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, njëkohësisht kryetari i PS Tiranë tha në lidhje me cështjen e shkarkimit të Presidentit Meta se Kushtetuta është baza e një vendi demokratik. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta nuk është konsultuar me Kushtetutën dhe është në shkelje totale të saj. I ftuar në televizionin […]