Bushati: “Krenar që përfaqësoj njësinë 8, Zemrën e Tiranës”

administrator
Read Time2 Minutes, 14 Seconds

Fushata zgjedhore ka filluar e bashkë me të dhe shpalosja e programeve të partive politike. Një nga deputetët më aktiv dhe më të dashur për publikun, socialisti Ervin Bushati ka qenë sot i ftuar në VizionPlus në emisionin `7pa5` për të folur pikërisht për situatën zgjedhore në vend Por përveç platformave të Partisë që ai përfaqeson, zoti Bushati nuk ka harruar të përmendë zonën ku ai vetë kandidon, njësia 8 në Tiranë.

I pyetur nga gazetarët se si po ecën fushata në zonën e tij, ai shprehet mjaft entuziast për zonën që përfaqëson. “Jam krenar që përfaqësoj njësinë 8 në Tiranë dhe kandidoj përsëri këtu, bastionin e qytetarisë, Zemrën e Tiranës. “Jam krenar që përfaqësoj në parlamentin e shqipërisë qytetarët e kësaj njësie, problematikat dhe zërin e tyre. Kam një ekip të mrekullueshëm dhe mjaft aktiv. Jam i bindur që sot Zemra e Tiranës është një nga zonat ku investimet kanë qenë të shumta dhe nuk kanë munguar, madje një nga veprat më të mira që mund të bëhej për këtë zonë ishte heqja e statusit `zonë muzeale`. Pazari  i Ri është tashmë një vlerë e shtuar për njësinë tonë dhe jo vetëm”.

Përveç zonës ku vetë z.Bushati kandidon ai nuk ka ngurruar të flasë edhe për arritjet e qeverisë në këto katër vite si dhe investimet e bëra në Tiranë dhe jo vetëm. “Rilindja Urbane” për Bushatin është një nga treguesit më të mirë për të treguar që sot çdo vend i Shqipërisë ka ndryshuar dhe jo vetëm kryeqyteti. Investimet për Bushatin kanë qenë të shumta këto katër vite, investime që sipas tij kishin kohë që ishin harruar pasi në gjithë këto vite asgjë nuk ishte bërë për Shqipërinë dhe shqiptarët. “Sot në çdo qytet të Shqipërisë ka diçka për të treguar. Të gjithë qytetarët sot kudo ku jetojnë, kanë një qendër totalisht të rehabilituar, kanë një infrastrukturë më të mirë, sistem të ujësjellës-kanalizimeve funksional, etj. Sot mund të themi që Shqipëria ka ndryshuar. Jo ashtu siç do të donim të gjithë pasi ka ende mjaft për të bërë, por jam i bindur se çdo njeri sot e ndjen që ndryshimi ka ardhur”.

 

Më poshtë mund të ndiqni intervistën e plotë të Z.Bushati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 15 Qershor?

Fushata zgjedhore ka filluar e bashkë me të dhe shpalosja e programeve të partive politike. Një nga deputetët më aktiv dhe më të dashur për publikun, socialisti Ervin Bushati ka qenë sot i ftuar në VizionPlus në emisionin `7pa5` për të folur pikërisht për situatën zgjedhore në vend.  Por përveç platformave […]