Bushati: JO qeveri kujdestare, zgjedhjet janë në 2021

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 13 Seconds

I ftuar në ABC News deputeti Ervin Bushati ka theksuar se ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore është një sinjal pozitiv për qetësimin dhe reflektimin e vetë PD-së, por hedh poshtë idenë e qeverisë kujdestare e cila sipas tij është e papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Bushati thotë se këto janë terma valium që opozita i nxjerr për të qetësuar zgjedhësit e tyre dhe jo që mazhoranca ta marrë seriozisht një propozim të tillë.

“Ne si Parti Socialiste i qëndrojmë të njëjtit parim që kemi patur gjithmonë, Zgjedhjet janë në 2021 dhe do të shkojmë për të kërkuar një mandat të rinovuar me kryeministër Edi Ramën. Më vjen keq që thonë se nuk shkojmë me një kryeministër, por më vjen mire se janë të qetë dhe me argumentet e tyre dhe po bisedojnë. Partia Demokratike po vjen në tavolinë me të njëjtat parime që ka pasur deri më tani, doli nga parlamenti ka bërë një sërë gabimesh, por më në fund e ka kuptuar se vetëm përmes dialogut në institucione do të dilet nga një krizë e tillë. Tashmë ne duhet të bisedojmë me opozitën parlamentare dhe joparlamentare për të rënë dakord në lidhje me mbylljen e reformës zgjedhore. Një gjë është e sigurt, nuk ka për të pasur zgjedhje të parakohshme. PD nuk është gati me veten e vet. Gjithë argumentat e tjera që hedh opozita për qeveri kujdestare dhe zgjedhje të parakohshme janë për të qetësuar zgjedhësit e tyre nuk janë për tu marrë seriozisht nga ne. Ne marrim parasysh vetëm argumentët e ndërkombëtareve”, deklaroi Bushati.

Deputeti  shprehet i bindur se nuk është faji i sistemit por i klasës politike e cila duhet të piqet dhe sipas tij është reforma në drejtësi ajo që do të ndryshojë këtë aspekt të politikës shqiptare.

“Rotacioni politik nuk blihet, pushteti nuk merret as me dhunë e as me para. Nuk ka gjë që e manipulon votën e popullit. Ne kemi pranuar të ndërtojmë një sistem jashtë gravitetit të politikës dhe këtë e bën reforma në drejtësi, në i`a kemi lënë këtë të drejtë drejtësisë. Ka ardhur koha që qytetarët të kërkojnë që klasa politike të piqet dhe jo të ndryshohet sistemi, sepse nuk e ka faji sistemi. Duhet të piqet klasa politka, shprehu  Bushati.

 

Më poshtë intervista e plotë në ABC News.

 

‘Zemra e Tiranës’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Anti-KÇK, Bushati: Asnjë kosto shtesë në buxhet për OFL-në, aksioni mund të shtyhet dhe dy vite

I ftuar në ABC News deputeti Ervin Bushati ka theksuar se ulja e opozitës në tryezën e Reformës Zgjedhore është një sinjal pozitiv për qetësimin dhe reflektimin e vetë PD-së, por hedh poshtë idenë e qeverisë kujdestare e cila sipas tij është e papranueshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën. Bushati […]