Investimet në infrastrukturë, Bushati: Investim i sigurt për ekonominë

Bleona Hoxha
Read Time4 Minutes, 54 Seconds

I ftuar në një intervistë për ORA NEWS, deputeti i partisë socialiste, Ervin Bushati foli rreth investimeve në infrastrukturë nga ana e qeverisë shqiptare, të cilat i quajti dhe si injektim i sigurt për ekonominë.

‘Autostrada Milot- Fier: Infrastruktura në Shqipëri është e mangët në krahasim me vendet ku ne aspirojmë të jemi, aq më tepër në kontekstin e një krizë globale pandemie, ku çdo investim në infrastrukturë jo vetëm që është një kthim i sigurt për ekonominë, por është dhe një impuls rritje për një situatë ku çdo lloj financimi në ekonomi është i mirëpritur. Jo vetëm kjo rrugë, por edhe shumë investime të tjera në infrastrukturë, tani e kanë mundësinë të vijnë në jetë.



Kjo krizë ekonomie globale e shkaktuar prej pandemisë mund të ketë një vazhdimësi më të gjatë nga çfarë ne parashikojmë. Këto investime duhet të fillojnë sa më shpejt në mënyrë që të rritet ekonomia, të mbahen njerëzit në punë, të futen njerëzit në punë dhe të ketë para në treg. Me shpresë, në momentin që ne do të jemi gati për më shumë turizëm dhe për më shumë ekonomi apo aktivitet të zhvilluar financiar, këto vepra mund të jenë dhe gati.

Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë:

1- njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara, aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë

2- të rrisim taksat, që ne nuk duam ta bëjmë

3- të bëjmë që ai që e përdor më shumë, ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt, do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot’, shprehu deputeti socialist. 

Lidhur me akuzat e opozitës për abuzime me tenderat, Bushati shprehu se kjo është vetëm një kauzë politike për të tërhequr vëmendje, pasi në të kundërt duhet t’i ishin drejtuar organeve kompetente të drejtësisë. 

‘Akuzat e opozitës- Opozita e Shqipërisë është kthyer në një opozitë komunale. Nuk jemi të detyruar ti përgjigjemi çdo akuze sepse ajo kundërshton çdo lloj vepre infrastrukturore në Shqipëri. Nëse mendon se këtu ka thyerje të procedurës ligjore apo abuzime, është e mirëpritur t’i çojë në prokurori dhe gjykata. Për aq kohë sa i mban si çështje politike, mesa duket nuk e ka me të vërtetë.

Ne u gjendëm para disa situatave që nuk i merituam, tërmeti dhe pandemia dhe një qeveri e dobët nuk do kishte mbijetuar. Edhe sot që po flasim, ne po përpiqemi të ruajmë shëndetin e  qytetarëve dhe shëndetin e ekonomisë dhe në funksion të kësaj të fundit, ne përpiqemi të marrim disa hapa që po ndërmerren kudo në botë, siç është ndihma ndaj biznesit të vogël. Biznesi i vogël është fasha më vulnerabël nga kriza dhe ka të punësuarit më të shumtë. Në këtë situatë ne e shohim të drejtë të zerojmë tatim-fitimin. Do bëjmë çfarë të jetë e mundur për të ndihmuar qytetarët. Nuk mund të quhet e papërgjegjshme një mazhorancë kur jep versionin e saj për 10 apo 20 vite sepse kjo tregon që kështu e mendon zhvillimin e ekonomisë. Nëse ne kemi këtë vizion, mendoj që do na mbështesin dhe qytetarët dhe këtë do e shohim në kutinë e votimit’, shpjegoi kreu i PS, Tiranë.

I pyetur për nismën më të re të qeverisë shqiptare për legalizimin e të ardhurave përmes amnistisë fiskale, Bushati tha se është injektimi i duhur për të ndihmuar ekonominë. 


‘Amnistia fiskale- Më herët nuk ka qenë i përgatitur as sistemi ligjor, nuk kanë qenë as institucionet e duhura , nuk ka qenë kryer as Reforma në Drejtësi, as SPAK, Gjykatat e Pavarura apo Vettingu. Çdo vlerë e shtuar në treg dhe çdo financim do ndihmonte ekonominë. Mendojmë që sot janë gjithë strukturat e duhura për vënien në zbatim të këtij ligji. Po marrim një sërë masash për të injektuar optimizëm, punë dhe para në ekonomi. Kemi vënë disa piketa bazë që do diskutohen dhe në Parlament e Komisione. Do thërrasim grupet e interesit dhe po bëjmë një axhendë të ngjeshur për të dëgjuar të gjitha palët e përfshira, që nga Banka Qëndrore, Bankat Tregtare, Shoqata e Kontabilistëve dhe drejtësia.  Kjo është një mënyrë për të legalizuar gjithçka dhe brenda 30 korrikut do të mund të kemi gati ligjin për ta miratuar në Kuvend’, tha deputeti socialist. 



Ndaj çështjes së marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, Bushati pohoi se mazhoranca ka treguar maturi dhe përgjegjshmëri me uljen në tryezë me opozitën jashtëparlamentare.

‘Reforma Zgjedhore- Ne kemi një marrëveshje së cilës i qëndrojmë. Shumë shpejt në Komisionin e Ligjeve do të fusim marrëveshjen dhe shpresoj që deri më 23 korrik të kemi gati të votojmë në seancë plenare edhe ndryshimet që do na duhet të zbatojmë. Për çështje të rëndësishme si Reforma Zgjedhore ne kemi biseduar me opozitën dhe kjo është një shenjë përgjegjshmërie dhe maturimi politik nga ana jonë si mazhorancë. Po të ndiqnim vetëm lojën politike, mund të thonim që do flasim vetëm me ato që mund të votojnë (opozitën parlamentare)’, theksoi së fundmi deputeti socialist, Ervin Bushati. 

 

Intervista e plotë: 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deputeti socialist, Bushati takim online me ambasadorin Soreca dhe raporteren e PE, Dos Santos

I ftuar në një intervistë për ORA NEWS, deputeti i partisë socialiste, Ervin Bushati foli rreth investimeve në infrastrukturë nga ana e qeverisë shqiptare, të cilat i quajti dhe si injektim i sigurt për ekonominë. ‘Autostrada Milot- Fier: Infrastruktura në Shqipëri është e mangët në krahasim me vendet ku ne […]