Bushati: ‘Familja e zemrës’, pranë njerëzve në nevojë

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 35 Seconds

Në një intervistë për ‘Fax News Albania’ deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati foli për nismën e quajtur ‘Familja e Zemrës’, me anë të cilës deputeti dhe njësia administrative numër 8, janë përpjekur të qëndrojnë pranë familjeve në nevojë në këtë periudhë pandemie, nëpërmjet ofrimit të ndihmave konkrete.

Bushati shprehu se nisma po vijon dhe ka në fokus ndihmesën ndaj familjeve në nevojë dhe pensionistëve, të cilët sot kanë më shumë se kurrë nevojë për ndihmë.

‘Shoqëria funksionon si një zinxhir i tërë dhe hallka më e dobët të cilën ne nuk duhet ta lëmë të këputet në këtë moment, janë njerëzit në nevojë. Prandaj të gjithë bashkë po përpiqemi të ndihmojmë sadopak me një ushqim më shumë , me ndihma që mund t’u duhen për momentin apo edhe ilaçe për pensionistët’, deklaroi deputeti socialist.

Sipas Bushatit, ajo që i ka shpëtuar shqiptarët në krahasim me vendet e tjera janë masat e qeverisë, të cilat mesa duket janë marrë në kohën e duhur.

‘Ne nuk e kemi as pasurinë, as ekonominë dhe as shëndetësinë e Italisë dhe të Francës. Ajo që na ka shpëtuar kanë qenë masat e shpejta dhe në kohë që ka marrë qeveria, asgjë tjetër’, shpjegoi kreu i PS-Tiranë.

I pyetur lidhur me mënyrën se si do të adaptohen masat lehtësuese në shoqëri, Bushati shprehu se do vijnë gradualisht, por mbi të gjitha ato varen nga vetë shoqëria dhe ndërgjegjësimi social.

‘Lirimet mund të jenë shumë të ngadalta, të kuruara dhe të kujdesshme, por kjo është në dorë të shoqërisë’, theksoi së fundmi deputeti socialist, Ervin Bushati.

 

Intervista e plotë: 

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama: BE alokoi 100 mln eurot për Rindërtimin

Në një intervistë për ‘Fax News Albania’ deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati foli për nismën e quajtur ‘Familja e Zemrës’, me anë të cilës deputeti dhe njësia administrative numër 8, janë përpjekur të qëndrojnë pranë familjeve në nevojë në këtë periudhë pandemie, nëpërmjet ofrimit të ndihmave konkrete. Bushati shprehu […]