Bushati: Dëshira për 2020, strehimi i qytetarëve

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Në një intervistë për Vila 24, deputeti socialist dhe njëherazi kreu i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati ka deklaruar se dëshira e tij më e madhe për vitin e ri që sapo ka hyrë, është që t’i gjejë të gjithë shqiptarët të sistemuar.

‘Do të doja që për këtë vit të gjitha familjet që nuk janë në shtëpitë e tyre, të kenë sa më shpejt një strehë që ta quajnë shtëpi dhe të mos duhet të kalojnë në kalvarin e pritjes për të pasur një çati mbi kokë. Kjo do të jetë më e mira për të gjithë Shqipërinë. Unë nuk mund të kërkoj nga zoti diçka më shumë se kjo për vendin tim’, kështu është shprehur deputeti socialist.

Përgjatë intervistës së tij, Bushati ka hapur zemrën dhe ka ndarë me teleshikuesit momente nga e kaluara e tij si edhe ka rrëfyer për sfidën e madhe të të qenurit në çdo kohë në shërbim të popullit, por njëherazi edhe një prind i denjë për fëmijët e tij.

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë:


‘Zemra e Tiranës’

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sfida me opozitën/Bushati: Ne jemi në garë dhe jo në armiqësi politike

Në një intervistë për Vila 24, deputeti socialist dhe njëherazi kreu i PS-së në Tiranë, Ervin Bushati ka deklaruar se dëshira e tij më e madhe për vitin e ri që sapo ka hyrë, është që t’i gjejë të gjithë shqiptarët të sistemuar. ‘Do të doja që për këtë vit […]